Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Udhëheqësi i Projektit Evropa Juglindore i Fondacionit "Friedrich Erbert", Daniel Kadiq, sot për agfjencinë bullgare të lajmeve "BGNES", ka thënë se kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe qeveria e tij, duhet të tërhiqen, dhe se herët apo vonë, do t'i dorëzohet gjyqit për veprimet e tija, ka njoftuar "Nova TV".
"Momentalisht kemi një përkeqësim serioz të situatës në Maqedoni. Bëhet fjalë për regjim populist dhe autokrat, i cili vazhdimisht i bën presion opozitës dhe i ndjekë njerëzit që nuk pajtohen me qeverinë Gruevski. Jemi dëshmitarë të ndjekjes e përgjimit masiv të qytetarëve, gazetarëve dhe opozitës. Përkeqësim të lirisë së shprehjes. Shikoni vetëm se në cilin vend është ranguar Maqedonia, sa i përket lirisë së shprehjes. Shikoni sjelljen e kryeministrit Gruevski, ka marrë mito ne vlerë prej 20 milionë euro", ka thënë zoti Kadiq.
 
Sipas tij, pushteti i Gruevskit është diktatorial dhe nëse vazhdon me këtë diskurs, nëse BE-ja dhe Parta Evropiane Popullore do t'i mbyllë sytë para këtij problemi, situata do të përkeqësohet./lajmpress/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top