Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

I dënoj ashpër kërcënimet dhe dhunën të çdo lloji drejtuar gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, shkroi presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk. Ai theksoi se nevojitet që gazetarët dhe punëtorët e tjerë të mediave të jenë të lirë nga frika, me qëllim që pa pengesa ta kryejnë punën e tyre.
“Ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës fizike dhe verbale dhe kërcënimeve në rrjetet sociale. U bëj thirrje institucioneve kompetente që menjëherë të zbatojnë hetime dhe veprime të përshtatshme dhe sa më shpejt t’i zgjidhin rastet e tilla”, tha Pendarovski.
Presidenti theksoi se opinioni kritik publik është një tregues i rëndësishëm i për shkallën e zhvillimit të debatit demokratik.
“Nuk duhet të lejojmë që të rrezikohet liria e informacionit. Gazetarëve t’u mundësohet të punojnë për interesin publik, në mënyrë që qytetarët të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për informim falas dhe në kohë”, tha Pendarovski.
Njëherit, dje gazetarja Mirosllava Bërns postoi fotografi nga një martesë në Tetovë në profilin e saj në Fejsbuk, e cila në këtë periudhë është e ndaluar për shkak të epidemisë së koronavirusit. Pas publikimit, siç theksoi ajo, i janë bërë kërcënime kundër jetës së saj, për të cilat policia duhej të reagonte dhe ta sigurojë shtëpinë e saj.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top