Një informacion tronditës na vie në inbox. Zot bëje hajër, mos e le problemin në duart e Sulejman Rexhepit dhe Shaqir Fetait, sepse këta dy po i bëjnë hyzmetin vëllavrasjes në Myftininë e Kërçovës
Myftinia e Kërçovës, pas vdekjes së Myftiut, Murat Huseini, aktualisht është pa myfti! Procedurat e zgjedhjes së myftiut dihen, është rregullorja e zgjedhjes së myftinjëve, është Kushtetuta e BFI-së. Por, fatkeqësisht, këtu është edhe Sulejman Rexhepi si dhe myhybi i tij Shaqir Fetai! As njëri dhe as tjetri nuk e kanë tagrin dhe të drejtën që të përzihen në zgjedhjen e Myftiut. Sulejman Rexhepi tashmë është i shkarkuar dhe nuk e ka më të voglën të drejtë që të përzihet në organet e BFI-së, kurse Shaqir Fetai është person i caktuar për themelimin e komisioneve që sa më parë të zhvillojnë procesin e zgjedhjes së kryetarit të BFI-së.
Shkrimi që na vie në inbox nga një grup imamësh nga Myftinia e Kërçovës thotë se, Qamil Rushiti ka filluar të lobojë duke u munduar që t’i bindë hoxhllarët se ai do të jetë Myfti, sepse këtë ia ka garantuar Shaqir Fetahu. Që këtu shihet qartë se Qamil Rushiti është person ose i manipuluar ose që nuk ia ka haberin organizimit të jetës fetare islame në BFI të RMV-së. Ndryshe, nuk do të përhapte gënjeshtrën se do të emërohet nga Shqir Fetai i cili nuk e ka të drejtën ligjore të emërimeve, sepse vetë është “organ i paemëruar”. Garanca e Shaqir Fetait shkon deri në derdhje të gjakut deri në gjunjë.
Po kështu ka garantuar edhe ish-reisi, Sulejman Rexhepi, i cili i ka premtuar se, ose do ta bëjë myfti të Kërçovës Emin Huseinin ose do të derdhet gjaku aty! Tani, nuk dihet se cili është interesi i Sulejman Rexhepit, ç’i duhet Sulejman Rexhepit se kush do të jetë myfti e kush jo, veçse nëse nuk po harton ndonjë strategji të dridhjes së BFI-së. Ndryshe Emin Huseini është djali i ish-myftiut të ndjerë, Murat Huseinit, por që, mjerisht, nuk ka lidhje me hoxhallëk. Është nosprodukt i nepotizmit, aktivist i BDI-së dhe, Sulejman Rexhepi i ka premtuar se bashkë me BDI-në do ta kapim dhe këtë myftini!
Nga ana tjetër, Shaqir Fetai garanton tjetrit, madje me fitore të domosdooshm, qoftë kjo edhe me gjakëderdhje, sepse mund t’i hyjë aventurës dhe të kërkojë që të bëjë numrat që do t’i duhen për vetëemërim për “rreis”! Edhe ky i garanton Qamil Rushitit se i ka pozicionet në BDI më të forta se Sulejman Rexhepi ndaj dhe do ta ketë ndihmën e kësaj strukture partiake për ta emëruar Myfti të Kërçovës.
Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, pa dashur që të anojë kah asnjëra palë, thjesht, shtron pyetje: a ka në atë Myftini dikush që është me përvojë teologjike dhe organizative, i cili konsiderohet i suksesshëm. Fare në fund, Myftinia e Kërçovës a ka hoxhallarë, a ka komunitet teologësh, a ka xhemat, a duhet të merret edhe mendimi i tyre, fundja, pse jo, a duhet të konsiderohet edhe pëlqimi i tyre se për cilin përcaktohen të jetë Myfti i Kërçovës. Kjo Myftini nuk është as nëndegë dhe filiale e BDI-së as çiflig i Shaqir Fetait apo i Sulejman Rexhepit.
Myfti i Kërçovës duhet të jetë vetëm ai i cili e gëzon respektin, dashurinë dhe përkrahjen e shumicës absolute të komunitetit teologjik të Kërçovës si dhe të xhematit. Myftiu i Kërçovës nuk duhet të jetë as puthadorë i Sulejman Rexhepit dhe as sahanëlëpirës i Shaqir Fetait.
Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI konsideron se, vetëm kjo është ajo zgjidhje e këtij problemi që eliminon vëllavrasjen dhe hasmërinë e tmerrshme që mund ta shkaktojnë të papërgjegjshmit dhe karrieristët e verbuar në trritorin e kësaj Myftinie.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës. Kryeministri Haradinaj dëgjoi shqet...
-
Madheshtia e njerezve, varet nga madheshtia e veprave te tyre. Azem Sadiku i PDSH-së, pa asnjë perkrahje nga buxheti shteteror, ka bere ...
-
Skandal në Bashkinë e Fierit, ku zyrtarët vendorë japin ambientet shtetërore me qira dhe paratë i përvetësojnë për përfitime personale. ...
-
Mulla Sula së fundmi u ftua nga Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë ku iu tërhoq vërejtja dhe ku u qortua ashpër duke kërkuar me urdhër ...
-
Pas lajmit të BFI se kreu Sulejman Rexhepi paska marrë mirënjohje nga Prsidenti Trump, opinioni i gjërë nuk po beson një lajm të tillë, a...
-
Zyrtari i lartë i LSDM-së, Fatmir Bytyqi ka komentuar kërkesën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti që Zoran Zaev të ju kërkon falje...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com


No comments: