Nga VMRO-DPMNE thonë se janë në bisedime joformale, por nuk duan të shpalosin hollësi deri në epilogun përfundimtarë të bisedimeve.
“Qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje e kemi thënë shumë herë publikisht. Në Kuvend për momentin ka disa parti politike që vijnë nga blloku shqiptarë, dhe siç thashë, zhvillohen bisedime joformale dhe në momentin kur do ketë diçka më shumë për ta njoftuar opinionin, ne do e bëjmë atë”- deklaroi Igor Janushev, Sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së
BDI-ja fushatën e fokusoi tek kryeministri shqiptar, ndërsa në paraqitjet e fundit, funksionarët e integristëve thonë se prioritet në negociata për qeverinë e re do të ketë marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Për Aleancën për shqiptarët dhe Alternativën të gjitha opsionet janë të hapura, përveç Qeverisë ku BDI do ishte partneri i tyre i koalicionit.
Alsat

No comments: