A është akt i turpshëm apo për t’u përshëndetur largimi i Sulejman Rexhepit nga BFI-ja! Nëse është për t’u përshendetur, atëherë, pse nuk e kemi të publikuar në “fletoren zyrtare”, në faqet elektronike të BFI-së, vendimin për ta shkarkuar “reisin”? Mbase qëllimisht e shmangin sepse, mbase mund të jetë akt antikushtetues dhe nuk duan të lënë prova
Shkruan: Eset Shaqiri
Këto ditë, sikur “po merret” më shlirshëm frymë sa i përket organizimit të jetës fetare islame në vend. Kështu po u duket të gjithëve, sepse, hoqi dorë Sulejman Rexhepi nga BFI; sepse, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, me të cilët hëngri, piu e u dehën nga nektari i jetës së shthurrur, në fund e dëbuan me bisht nën shalë. Veç të tjerash, ishte po ky Sulejman Rexhepi me po këta dëbues, me të cilët këtë Institucion e kishte sjellë në derexhe të “vdekjes klinike”! E rrethuan me murnaja të çelikta duke ia dhënë pamjen e një institucioni të çmendisë, u barrikaduan nga opinioni, u vu nën monitorim personal nga dhjetra kamera, kodet e të cilave edhe më tej mund të jenë “pronë” e familjes së Rexhepit.
Jo vetëm organizatat dhe institucionet e ndryshme ndërkombëtare islame ga bota që e margjinalizuan tërësisht BFI-në, por, edhe faktori ndërkombëtar në vend e izoloi. Ikën me dhjetra miq ndërkombëtarë, askush nuk dëshironte të shkel në pragun e institucionit ku lulëzonte krimi, veprat penale, hajnia, zhvatja, nepotizmi, tradhëtia, spiunimi i shumëfishtë... Prandaj, ndërprenë çdo kontakt sa ishte Sulejman Rexhepi me bandën e vet që sot po “shpërfaqen” në takvaxhi të mjerë.
Kurse, edhe Sulejman Rexhepi por edhe këta fiqfiriça që deri dje i duartrokisnin dhe ia ndihmonin uzurpimin dhe eksploatimin e BFI-së, i shanin ndërkombëtarët se po e braktisin BFI-në dhe po mundohen ta dëmtojnë “krenarinë e kombit e të fesë”, Sulejman Rexhepin! Madje, u fol se ekzistojnë edhe inçizime tek dëgjohet se si njëri prej këtyre “shkarkuesve” e shanë edhe Pesidentin e Turqisë (me nënë e me gjithçka, duke ia mburrur Fetullah Gylenin!!!) sepse institucionet e shtetit turk patën përgatitur një raport të gjërë mbi të bëmat haram të Sulejman Rexhepit dhe stafit të tij!
Që ta përligjin këtë konstatim të gojakëqinjëve sahanëlëpirës të Sulejman Rexhepit, ja, nuk po rreshtin së dërguari telegram urimi për dëbimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi. Organizata të ndryshme ndërkombëtare islame shprehin gatishmëri për ta ndihmuar, për ta përkrahur institucionin, por kjo nuk do të thotë se këtë përkrahje do ta gëzojnë edhe U.D. me kompaninë e tij, të cilët, veçsa nuk kanë fjetur në një shtrat me “reisin” e tyre!
Pra mos të krijojnë mashtrim optik, mos të jepen pas iluzioneve psikopatike se, ja, bota po na përkrah! Bota e përkrah Institucionin, por jo edhe varrëmihësit e këtij Institucioni, të cilët, mundohen të na shpërfytyrohen në shpëtimtarë! Shaqir Fetahu si dhe banda e tij tashmë duhet ta dëgjojnë “mentorin” e tyre: “Mos bëni petlla në ujë”!
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Мола Суло не ни ги покажувај трагите затоа што сите ја гледаат мечката. Поради тоа, не ни кажувај дали повикот е точен или лажен, кажи ни...
-
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Mehduh Thaçi, nga Zona e Debatit në Klan Kosova, u ka drejtuar lutje të vecantë shqiptarëve të ...
-
02 March Sindikta e kombinatit metalurgjik Jugohrom sot në shenjë protesta nga ora 11:00 ka bllokuar autostradën Tetovë-Shkup. Kër...
-
Mustafa Dauti, hajni tashmë i vërtetuar katërcipërisht, mundohet të na dalë edhe humanist, edhe pse jo njëherë deri më tani vetë u lakuri...
-
Ylber Pilku Koalicioni fitues shqiptar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka fillua të japë efektet e para pozitive. Një nga ...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: