Sulejman Rexhepi
bën mirë që të shesë diçka nga pasuria e tij e jashtëligjshme dhe të paguajë
hakera që të futen në “botën virtuale” të Bozhinovskit dhe aty ta tmerrojnë atë
dhe jo t’i sulet virtuelisht (sepse në mejdan nuk guxon) njerëzve që paskan
kontakt me Bozhinovskin. Zoti ia shtoftë gajretin këtij gazetari dhe i publikoftë
të gjitha “bombat” që i ka për Mulla Sulën
Shkruan Zeqie
Veseli
Këto
ditë Mulla Sula pati nevojë për satisfaksion shpirtëror. Desh vdiq për një vetëkënaqësi
sado e rrejshme qoftë ajo. Është krejt stile Mulla Sula. E njohin të gjithë, është
mjeshtër par ta shpallur veten të pafajshëm para njerëzve që hyjnë në kabinetin
e tij dhe, kjo pafajësi pastaj përfundon aty, Brenda kabinetit. Sepse, të gjithë
që dalin nga aty thonë “ky njeri i paska hyp skijave”!
Iu
bënë shumë aferat. U bënë mijëra shkrime që po shkruhen e që e zhveshën
personalitetin e tij duke e shumëzuar me zero! Nuk i ka ngelur as dy gishta
fytyrë. Njerëzit e familjes së vet po thonë që edhe në shtëpi është bërë si i çartur.
Nuk po del fort, nuk ka ku dhe me kend. Edhe njerëzit e shtëpisë po bëhen kahre
prej tij. Nuk i vihet as në punë. Megjithatë stilet nuk i le. Qejfi i tij më i mdh
është që të shpallet, qoftë edhe një sekond, viktimë. Edhe ky një stil i tij!
Pastaj shkon dhe mundohet t’i indë pjesëtarët më të ngushtë të familjes së vet
me atë përpjekje të përbashkët për ta shpallur viktimë. Ja, ju thotë, e
shikoni, të gjithë janë gënjështra, edhe pse këtë gënjeshtër më të madhe ia përgatisin
vetë pjesëtarët e familjes së tij, për shembull, djemtë e vet. Pra, Mulla Sula
na qenka viktimë e armiqve të tij. Po a të gjithë i ka armiqë dhe, a të gjithë
armiqtë e tij nuk paskan punë tjetër veç ta lakuriqësojnë prej “devotshmërisë”
së tij të rrejshme? Armiqtë e tij tashmë prej një togu të vogël janë shndërruar
në një batalion mijëra njerëzish dhe të gjithë janë pjesëtarë të sinqertë të
islamit. Natyrisht, ka edhe nga “të pafetë” që nuk e dun, por që, ja, ua ka
mbushur mendjen Zoti që t’i shërbejnë pa vetëdije islamit dhe myslimanëve të
vendit duke ia zbërthyer stilet Sulejman Rexhepit.
Këto
ditë, Sulejman Rexhepi, me dy-tre njerëz të vet, në mënyrë tepër amatore dhe
false, u mundua që fajtorin për devalvimin e tij ta “gjejë” në mesin e Lëvizjes
për Reforma të BFI-së. Këtu qenkan ata
njerëz që po komunikuakan me Zoran Bozhinovskin, i cili pastaj po e bombardon
Sulejman Rexhepin me po ato “bomba” të cilat ia dha aleati më i madh i Mulla
Sulës, Zoran Zajevi. Lideri i LSDM-së jo njëherë pat thënë se fondin e madh të
përgjimeve e ka shpërndarë në disa vende keshtu që, edhe nëse e burgosin atë do
të vazhdojë publikimi i bombave, madje edhe prej njerëzve që janë jasht
Maqedonisë e që e kanë një kopje të përgjimeve.
Pra, me Bozhinovskin komunikon krejt dynjaja dhe askujt asgjë! Ai po
publikon “bomba” dhe askush nuk i kundërpërgjigjet, askush nuk i ngatërron brirët
me te, sepse të gjithë e dinë që para tij janë të mposhtur. Tani është gjuetija
kundër atyre që komunikojnë me te. Në këtë drejtim ishte stili më i ri i “modelistit”
Sulejman Rexhepi.
I
shkret, i kishte hyrë një aventure si ajo e fëmijëve pas Alisës së botës së çudirave.
i zuri ata që po i thuakan Boshinovskit që të publikojë ndonjë bombë për anëtarët
e familjes së Molla Sulës. Dhe këta qenkan fajtorë, këta qenkan ata që nuk po ia
duakan të mirën islamit. Dhe jo Bozhinovski! Mulla Sula nuk i reagon atij, nuk
bën më të voglën përpjekje për ta demantuar, nuk bën më të voglën përpjekje për
ta denoncuar, nuk bën atë veprim që i ka hije burrshtetasit: nuk guxon ta kërcënojë
shtetin e Maqedonisë që, ose të kërkojë ekstradimin e tij përmes Interpolit ose
do t’ i shkëpusë të gjitha raportet me institucionet shtetërore. Nuk guxon ta bëjë
këtë reagim sepse, të gjitha “bombat” që i publikohen janë të vërteta dhe, veç
kësaj ai e di fare mirë se çka mund ta gjejë nëse shpreh më të voglin reagim
kundër Bozhinovskit! Bozhinovski ka thënë se, i ka 2000 përgjime, afera të rënda
që lidhen me Sulejman Rexhepin.
Tani,
sipas këlyshve të Sulejman Rexhepit, tradhëtarë të kombit qenkan të gjithë ata
që komunikojnë me Bozhinovskin, dhe nuk qenka Sulejman Rexhepi i cili, sipas “bombave”
që i publikon Bozhinovski e të cilat asnjëherë nuk demantohen, jo vetëm që na
del kriminel fetar por edhe kombëtar, sado që krimineli nuk ka as fe e as komb.
Natyrisht, të gjithë kundërshtarët e Sulejman Rexhepit natë e ditë presin që të
publikohet ndonjë “bombë” e Bozhinovskit të cilat i ka të trashëguar nga miku i
Sulës, Zoran Zajevit. Madje të gjithë do ta kishin qerasur me ndonjë kafe apo
me ndonjë drekë Bozhinovskin, vetëm e vetëm që të publikonte ndonjë “margaritar”
të Mulla Sulës. Çka paska pritur Mulla Sula, që ta mëshirojnë kundërshtarët e
tj, a! Të paktën mos të komunikojnë me Boshinovskin! Po pse? Pse na qenka kaq
dashakeqës i Sulejman Rexhepit ky farë Bozhinovski? Dashakeqësi i një keqpërdoruesi
të islamit, siç është Mulla Sula, pa dyshim që është mik i myslimanëve. Këtë
duhet ta ketë të qartë kjo farë “viktime” dhe mos të mundohet të shesë në
opinion stile si të Elton Xhonit, babait të lumtur homoseksual.
Sulejman
Rexhepi bën mirë që të shesë diçka nga pasuria e tij e hatashme dhe të paguajë
hakera që të futen në “botën virtuale” të Bozhinovskit dhe aty ta tmerrojnë atë
dhe jo t’i sulet virtuelisht (sepse në mejdan nuk guxon) njerëzve që paskan
kontakt me Bozhinovskin. Zoti ia shtoftë gajretin këtij gazetri dhe i publikoftë
të gjitha “bombat” që i ka për Mulla Sulën. Kjo pa dyshim që do të ishte një
nga dëshirat e Lëvizjes për reformat të BFI-së por edhe të mijëra e mijëra
myslimanëve të vendit.
Mulla
Sula le të mirret me demantimin e “bombave” të Bozhinovskit, dhe jo të paguajë «hakera»
amatorë që ia zhvatin paratë Mulla Sulës për kinse hakerimin e facebukave të
njerëzve të Lëvizjes. Lëvizja vepron publikisht dhe dihet synimi i tyre: të
bëhen reformat në BFI duke filluar me largimin e Sulejman Rexhepit, uzurpatorit
diktatorial të postit të reisit.
Marrur nga Opinione
No comments: