Të martën Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u takua me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, më të cilët bisedoi për tërheqjen e një sërë pengesash për bizneset dhe diskutuan për lëvizjen e lira të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në Ballkan.
Në këtë temë muajin e ardhshëm në Beograd do të mbahet takim mes kryeministrave të Shqipërisë Edi Rama, Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohet formimi i një “mini Shengeni” mes këtyre shteteve.
Vuçiq bëri thirrje për ulje të shpenzimeve operative me atë që do të lirohen kufijtë për automjetet ngarkuese. Sipas tij, nuk do të jetë lehtë të arrihet kjo, por ekziston marrëveshje mes tij dhe kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Mirëpo kjo iniciativë veçmë ka filluar të perceptohet si fillimi i krijimit të “Jugosllavisë së re”.
Në këtë linjë ka reaguar edhe ish zëvendës kryeministrja e Kosovës dhe ish kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e cila është shprehur kundër idesë së një shengeni ballkanik dke e vlerësuar si “një tendencë neojugosllave, e cila do të dëmtonte Ballkanin dhe Europën”.
Zonja Tahiri theksoi se Ballkani nuk është i interesuar dhe nuk duhet të jetë i interesuar të bashkohet, të hapë kufijtë brenda rajonit, por drejt BE-së.
Sipas saj shengeni ballkanik nuk është një nismë e re, por një ide kahershme dhe një tendencë neo-jugosllave.
Tahiri tha: “Eshtë një tendence neojugosllave, e tillë dhe nuk duhet të nxitohemi për këtë. As Shqipëria nuk duhet të nxitohet sado dëgjova që kanë bërë hapa.
Sipas Tahirit, “me këtë çështje BE qetëson ndërgjegjen e vet që e ka lënë prapa Ballkanin Perëndimor dhe nuk ka qenë në gjendje të shtyjë Ballkanin Perëndimor drejt BE-se. Do të jetë një gabim strategjik që do të kemi pasojë të gjithë, edhe Ballkani edhe Evropa.
Ndërkohë nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë nismë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të cilin opinioni jo rrallëherë e ngacmon për deklaratën e tij joserioze “Unë e prisha Jugosllavinë”.
No comments: