Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Sikur të mos jenë ata “kalemxhinj” së Bashkësisë Fetare Islame të uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, askush në vend nuk do të merrte vesh se çka pallamudë ky farë “reisi”! Sepse, televizionet nuk po shikohen, ndaj, meqë këtë e dinë edhe “drejtoria për informim”, “drejtoria për piar”, “drejtoria e kabinetit të sulltanit” etj, nuk harrojnë që fjalimet nonshalante të Sulejman Rexhepi t’ia botojnë si informatë nëpër fb e portale të kontrolluara. Madje shkojnë dhe për titull ia nxjerrin tamam budallakitë. Çka ka thënë në Gostivar gjatë “promovimit” të alamet institutit? Askush nuk e mori vesh, derisa nuk e botuan lajmin dikush nga këta drejtori. Dhe, Sulejman Rexhepi paska thënë: “Vlerat e identitetit të një populli janë shpirti, feja dhe kombi”!!! Hajde, po supozojmë se Sulejman Rexhepin po e rëndon ditë e më shumë skleroza, po e mundon snobizmi dhe maniri per të thënë “fjalë të mëdha”, për të lënë diçka të urtë në thesarin e budallakisë së tij! Po çka bëjnë këta bilmeza të drejtorive? Si more vlerë e identitetit të një populli na qenka kombi! Tani çka është populli dhe çka është kombi. Është identike sikur të thuhet “vlerë e një teologu është kleriku”! Dikush brenda BFI-së qëllimisht po punon për ta devalvuar sa më shumë Mulla Sulën e devalvuar tërësisht. Sot, nuk ka ngelur popull nga kombi pa qeshur me këtë budallaki, apo, nuk ka ngelur komb nga populli pa qeshur, apo, identiteti kombëtar i një populli, jo, identiteti popullor i një kombi... futja kot! Jo pra kombi, por mund të jetë kultura, gjuha, morali, arsimimi etj! Kuptuat ju bilmeza të Mulla Sulës, a!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top