Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Nasho Bakalli
 Sipas VOA (Zëri i Amerikës, dt. 12.02.2019) “Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se aleanca ushtarake do t’i përgjigjet ‘shtimit të raketave ruse’. … pas shfuqizimit të  traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi(INF),…”. – Nënshkruar në vitin 1987 nga Ronald Regan, president i SHBA dhe nga lideri Sovjetik Mikhail Gorbaçov – . “Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë t’i rikthehet traktatit dhe të respektojë kushtet e tij. … Në 2 shkurt 2019, Shtetet e Bashkuara filluan procesin gjashtëmujor të tërheqjes nga Traktati, duke thënë se sistemi raketor i Rusisë shkel kushtet e tij. … Presidenti Vladimir Putin iu përgjigj tërheqjes së SHBA nga Traktati duke njoftuar se, edhe Rusia do të largohej … “. Mesa duket; SHBA dhe Rusia janë të vendosura ti shkojnë deri në fund rrugës të rreziqeve që luhen, edhe me shfuqizimin e traktatit të INF.
A mund të kemi paqe të përbotshme, pa themele çarmatimi? Jo. Sepse sot, paqja ka shtangur e çmerituar përpara ngrehinës të armatimit. Domethënë se: çështja kryesore e SHBA, Rusi, Kinë, BE është armatimi. Buxhetet e tyre, në pjesën më të madhe përfshinë shpenzime ushtarake. Po zhvillohet një garë armatimesh të reja të shfarosjes në masë. Aleksandër Putin kumtoi në mars 2018  se, Rusia ka ndërtuar një silur të vetkomandueshëm ndërkontinental me kokë bërthamore dhe motor bërthamor me emërin “Poseidon”; qënien e të cilit e konfirmoi, më von, edhe Donald Trump. Buxheti i luftës i SHBA për vititn 2018 ishte 716 miliard dollarë, ose 9% më i lartë se ai i vitit 2017. Ndërkaq, NATO gjykon se ” Stërvitja ushtarake ‘Vostok-2018’  demostroi fokusimin e Rusisë në ushtrimin e një konflikti në shkallë të gjërë”. Ndërsa Uashingtoni dhe Moska fajsojnë njëra tjetrën për mosrespektimin e INF; Xi Jinping, president i Kinës, u bëri thirrje  –  sipas televizionit qendror kinez – komandantëve të forcave të armatosura për ” forcimin absolut të besnikërisë ndaj atdheut, dhe rolit udhëheqës të partisë”. Buxheti ushtarak i Kinës për vitin 2018 ishte 151 miliard $.
Çudia më e madhe është se të gjithë këta lajmërohen, partizanë  të flakët të paqes. “Ne besojmë tek paqja me forcë. … por shpresoj që nuk do të kemi kurrë nevojë ta përdorim” u bëri të ditur Donald Trump konservatorëve të mbledhur në periferi të Uashingtonit. Sakaq; Vladimir Putin – pas bisedimeve në Moskë me kryeministrin italian G. Conte – u shpreh se armatimi “nuk është zgjedhja jonë”. Putin vlerësoi, në forumin ekonomik “Vostok 2018”, se  “Me Kinën ne kemi lidhje të besueshme në sferat politike, të sigurisë, dhe të mbrojtjes”. Xi Jinping nga ana e tij i’u përgjigj “miqësia midis të dy vendeve po forcohet edhe më shumë gjatë gjithë kohës “. Paqe dhe armatim. A mund të bashkëjetojnë gjatë këto dy punë jomiqësore? Me anën e armatimit mund ti arrihet paqes trumpetojnë SHBA, Rusia, Kina; dhe po këto shprehen se, armatimi përgatit luftën!  Të qepur pas retorikës për paqe, vazhdojnë kursin e armatimeve. U vjen hidhur kur shohin tjetrin të armatoset, njëkohësisht, i’u vjen mirë  ta bëjnë vetë atë që nuk i’u pëlqen ta bëjë tjetri. Dhe përse tërë këto armatime? Kundër kujt? Ndërkohë që të gjithë shpërfaqen paqedashës. Edhe këtu gënjejnë vet veten. Asnjëri nuk i’a ka besimin tjetrit por, mundohet të tregohet sikur e beson derisa të armatoset  vetë gjer në dhëmbët.  Po të lexosh gazetat para  Luftës Parë dhe të Dytë Botërore mëson mësëmiri se, një e këtillë  garë armatimi mbretëronte edhe në ato kohëra. Gjendja e sotme është po aq e turbull dhe, po aq e koklavitur sa ajo ishte atëherë. Kësisoj nuk mund të thuhet se tërë këto alamet armatimesh bëhen me të vetmin qëllim, pra, për të ruajtur paqen. Shtetet e dinë fort mirë se vetëm një shkëndijë duhet që t’ia kallë zjarrin botës. Xixa janë shfaqur jo pak herë gjer më sot por, fatmirësisht, kanë kaluar pa dhënë pasoja në shkallë botërore pasi, shtetet e fuqishme ende nuk e ndjejnë veten të pajosur plotësisht në të gjitha frontet. Kur ta garantojnë sigurinë ushtarake sipërore, ato, nuk do të lenë t’iu shpëtojë as cikrra më e vogël pa e shndërruar në flakë lufte. Çarmatimi sot gjallon  sa “për sy e faqe”.
Janë utopi dhe asgjë tjetër shpalljet se, armatimet e ruajnë paqen. Që paqja të rrojë gjatë ajo kërkon dëshirën e mirë të të gjithë shteteve – gjë mjerisht e pabesueshme për ditët tona. Sepse, mirëkuptimi mes fuqive të përbotshme është thuajse i rrejshëm. Veç kësaj, militarizimi i paprerë e pakufi sjell tronditje ekonomike; avari të rëndë mes zërave në buxhet; pakënaqësi  popullore të furishme; dhe të gjitha këto, e të tjera probleme fatale, superfuqitë  do të mundohen ti shpërblejnë me një produkt tjetër – me fitore ushtarake – me gjakderdhje. Me pak fjalë; dëshpërimi i brendshëm – si rezultat i garës të shfrenuar të armatimeve – do ti shtyjë të plotfuqishmit në luftëra të reja rajonale dhe botërore.
Armatimi është lajthitja më brutale e komplekseve industriale ushtarake; ekonomike; financiare; bankare, dhe e veglave të tyre – politikanëve – kundrejt popujve dhe rruzullit të Tokës.
Paqja është jeta, edhe kur ajo kërruset nga dhuna e armatimeve. Falë paqes, lufta trembet. Paqja gjallon me dinjitetin e njeriut sikurse, heroizmi i bijve të atdheut karshi vrasjes apo torturave.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top