Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Rreth “Aktiviteteve 2018 të BFI-së”, së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, bilten ky vjetor që paraqet një dëshirë të flakë të disa parazitëve të BFI-së për të paraqitur të paktën “aktivitete virtuale”! Kjo i bie si përpjekja për ta mbushur me pemë e lule plastike “kopshtin nacional” të shkrumbuar nga piromanët



Kohë më parë, në faqen zyrtare të BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, e që i ka të gjitha elementet e faqes së personalizuar nga dy-tre persona manipulativë në këtë bashkësi, u botua një lajm që kishte të bëjë me botimin e “biltenit” vjetor që përmbledh të gjitha “aktivitetet e BFI-së”! Shprehje më manipuluese se kjo zor të lexojë diku lexuesi shqiptar! Natyrisht, duke e kuptuar hilen e hileqarëve të Sulejman Rexhepit, dikush në Myftininë e Tetovës është kujtuar që ta botojë edhe ajo, paralelisht, biltenin e vet ku i përmbledh dhe i mbronë aktivitetet e veta vjetore, dhe, që të dy “organet” e mbajnë të njëjtin titull “Aktivitetet” (2018)!
A ka nevojë për një shpenzim të tillë, nëse përjashtohet nevoja e vjedhjes dhe e shpëlarjes së parave! Sepse ato aktivitete botohen si në faqen zyrtare të BFI-së www.bfi.mk ashtu edhe në gazetën zyrtare të saj, në “Hëna e Re”!
“Aktivitetet 2018” të BFI-së së Sulejman Rexhepit na qenka voluminoze, mbi 400 faqe, me rreth 165 njësi, tituj! Që në fillim të këtij bilteni vërehet amatorizëm i skajshëm, vërehet servilizëm, vjedhje të autorësisë, të pronësisë intelektuale, protokolare, politike e kulturore, përvetësimi i aktivteteve të huaja, personalizimi i aktiviteteve institucionale etj.


Aktivitet i Mulla Sulës që jemi myslimanë?!?

A mund të regjistrohet si aktivitet i Sulejman Rexhepit momenti që nxjerr në pah përkushtimin e një imami apo mualimi në nxjerrjen e hafëzlerëve, apo si mund të mendohet se është aktivitet i Mulla Sulës angazhimi i një grup xhematësh apo i një fshati të tërë në ndërtimin e një xhamie! Si mund të merret aktivitet falja e një namazi, po, si mund të përceptohet si aktivitet vizita ngushëlluese, ose vizitat mjekësore!
Diaspora organizon hapjen e një xhamie, ka kontribuar me shumë kohë e me mjete financiare, është përpjekur maksimalisht në tejkalimin e problemeve administrative e shtetërore dhe, në fund, pa fije turpi dikush me plotë pompozitet mundohet që t’ia paraqesë si aktivitet të Sulejman Rexhepit vetëm pse ka marrur pjesë në përurimin e asaj pune të shenjtë nga diaspora!


Pak statistikë

“Aktivitetet 2018” të BFI-së së uzurpar nga Sulejman Rexhepi fillon me një shkrim paçavër që nuk ka kurrfarë lidhje me aktivitet. Thjesht, është një shkrim i njëfarë pseudo-doktori Ilmi Velia, i cili, i porositur, në mënyrë shumë injorante ia kushton një shkrim “reisit”, ndërkohë që, përgjatë tërë shkrimit flet për njëfarë Rexhep Sulejmani (http://www.zhurnal.mk/content/?idç181210551659), duke na e bërë me dije se nuk është në tokë të bukës! Si kjo kollumne, janë edhe disa të tjera të cilat absolutisht nuk paraqesin kurrfarë aktiviteti as të “reisit” por as të BFI-së, porse, thjesht, trajnim të shkrimit nga ana e ish-lustratorit, aktualisht, gazetarit të pensionuar të BFI-së, Agim Mehmetit! Pra, në 120 faqe të “Aktiviteteve” janë shtrirë 32 kollumna të Agim Mehmetit të nënshkkruar nga h. Sulejman ef. Rexhepi si dhe dy-tre kollumna të “autorëve” tjerë! Çka paraqesin këto shkrime?! Aktivitet? Qëndrim zyrtar të institucionit, meqë botohen si në faqen zyrtare po ashtu edhe në gazetën zyrtare të BFI-së? Madje as mendim personal të Sulejman Rexhepit, të Muzemil Osmanit e të Mustafa Dautit, nuk paraqesin, sepse ata nuk munden dhe nuk dinë të kenë mendim personal! Fundja, mendimi personal nuk mund t’ju imponohet si qëndrim apo pikëpamje zyrtare asnjë organi, sepse, botërisht dihet që Sulejman Rexhepi ia mbanë anën BDI-së, ka myftinjë që janë me BESËN, ka që janë me PDSH-në si dhe me ASH-në e Zijadin Selës!
Komunikatat për opinion nuk kanë të bëjnë asgjë me aktivitete! Janë 55 faqe të “Aktiviteteve” që i kushtohen komunikatave kurse 15 faqe i dedikohen urimeve politike të Sulejman Rexhepit.
Lajmërimet dhe konkurset zënë 10 faqe, kurse 6 faqe zënë fetvatë e Komisionit për Fetva! Në këto faqe çfarë ka aktivitete të Sulejman Rexhepit apo të BFI-së së uzurpuar prej tij?!
Aktivitete të Sulejman Rexhepit dhe të BFI-së së tij janë këto: 16 aktivitete të ndërmarrura nga “Rijaseti” dhe “reisi” të cilat shtrihen në 32 faqe të “Aktiviteteve 2018”7 aktivitete të natyrave politike të gjitha në shërbim të propagandës pro-BDI, me gjithësej 15 faqe6 aktivitete-vizitë familjeve me raste ngushëllimi që zënë 10 faqe.


Vjedhja e aktiviteteve dhe e ndihmave humanitare

Në “Aktivitetet 2018” të BFI-së së uzurpuar prej Sulejman Rexhepit, janë përfshirë edhe aktivitete që janë meritë e dikujt tjetër, angazhim që i përket personave, individëve apo edhe organeve të BFI-së, në të cilat mund të jetë ftuar sa për “t’u nderuar” Sulejman Rexhepi! Gjatë vitit 2018 janë shënuar 6 promovime të hafëzlerëve të rinjë, në të cilat kontributi i Sulejman Rexhepit apo i BFI-së është zero! Si mundet që ky kontribut i huaj të përfshihet në 10 faqe të “Aktiviteteve” si aktivitet i Sulejman Rexhepit dhe BFI-së së tij. Po 9 aktivitetet e Medresesë që kanë zënë 22 faqe të “Aktiviteteve” dhe që prezantohen si aktivitete të Sulejman Rexhepit? Po 30 faqe të tjera me 13 aktivitete të Myftinive, si mund të vidhen dhe të personalizohen si të jenë të Mulla Sulës! Ngjashëm veprohet në mënyrë piraterie edhe me 4 aktivitete të tjera të sektoreve dhe të agjencive të shtrira në 8 faqe.
Ndërsa në 25 faqe të tjera të bilteni “Aktivitete 2018”, zënë vend edhe 16 shënime mbi aktivitetet e OH Hilal! Askund nuk shënohet se këto akivitet në fakt janë servisim i kontributit humanitar të të tjera organizatave të mirëfillta humanitare. Oh Hilali i Sulejman Rexhepit, përmes Mustafa Dautit, vetëm sa ka ushtruar një vjedhje klasike, një antihumanizëm dhe një degjenerim të humanitetit. Në këto “16 aktivitete” i vetmi mundim i kësaj dysheje ka qenë si të vjedhin sa më shumë dhe “pahetueshëm”! Pra, kemi të bëjmë me aktivitete hajdutërie të paparë!


Aktivitetet protokolare të huaja si aktivitete të Sulejman Rexhepit?!

A guxon të paraqitet protokoli si aktivitet! A e dinë këta të BFI-së se çka është protokoli, çka paraqet protokoli, a është aktivitet protokoli, apo është kulturë politike përmes të cilës tregohet pesha, rëndësia, lashtësia e një shteti, një civilizimi, një kulture!
Institucinet e ndryshme si dhe organizatat ndërkombëtare, ngjashëm si edhe institucionet e ndryshme shtetërore, kanë protokolin e tyre i cili as nuk mund të vidhet, as të privatizohet, as të përvetësohet dhe as të personalizohet.
Institucionet dhe organizatat e ndryshme ftojnë në organizime protokolare (që nuk janë aktivitete të BFI-së së Sulejmn Rexhepit), por, në axhendat e tyre kanë të parapara edhe vizita protokolare, pra mund ta vizitojnë edhe BFI-në dhe, edhe kjo nuk guxon të konsiderohet si aktivitet i Sulejman Rexhepit apo i BFI-së së tij! Së këndejmi, Sulejman Rexhepi gjatë vitit 2018 paska realizuar 13 pjesëmarrje apo vizita protokolare politike, fetare, shëndetësore që kanë zënë 30 faqe në “Aktivitetet 2018”, si dhe është përfshirë në 9 vizita të ndryshme të ndërkombëtarëve që ia kanë bërë BFI-së? Dhe, ku është këtu aktiviteti i Sulejman Rexhepit dhe i BFI-së së tij?! 


Përkrahja e vrasësve të Xhamal Kashogit si aktivitet i Sulejman Rexhepit

Natyrisht, në biltenin “Aktivitete 2018” të BFI-së së uzuruar nga Sulejman Rexhepi vërejmë edhe “aktivitete” që nuk kanë lidhje as me BFI dhe me asgjë tjetër!
Çfarë aktiviteti institucional i BFI-së apo i Sueljman Rexhepit është aktiviteti “Magjistroi “shefi i kabinetit”, Muzemil Osmani”, apo “Doktoroi Muaz Agushi”! “Magjistroi Mustafa Dauti”! Ky i fundit po që është “aktivitet i BFI-së”, sepse ky “institucion” i Mulla Sulës ka kontribuar me mijëra euro në blerjen e fakultetit, të titullit magjistër dhe të temës për Mustafa Dautin.
Po ku ka lidhje me aktivitet të Mulla Sulës apo të BFI-së lajmi “Reisul Ulema përuron Hotelin Merkur në Tetovë”! Njerëzit e ftojnë për ta nderuar si titull, si institucion, e ky këtë e paraqet si aktivitet personal?!
Aktivitet shënohet edhe ky turp: “Në shenjë falënderimi për një punë të kahershme të kryer nga ana e disa personaliteteve dhe funksionarëve të BDI-së, Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, ka shtruar një darkë të veçantë, duke e çmuar sinqerisht kontributin e tyre shumë të rëndësishme për BFI-në” A guxon të ngelë në histori ky “aktivitet”, i cili nuk dëshmon për asgjë tjetër përveçse për angazhim të kiminalizuar të disa strukturave fetare e politike! Ka ngelur i shënuar si aktivitet i Sulejman Rexhepit edhe letra përkahëse që ua nisë autoriteteve arabe me rastin e vrasjes së gazetarit Xhamal Kashogi. Si lajm është shënuar edhe pjesëmarrja e sauditëve të cilët me ftesë zyrtare të Sulejman Rexhepit vijnë në Maqedoni për të na mësuar se si të thërrasin në islam dhe si ta praktikojmë islamin.


Një bilten për model të praktikës idiotike

Të gjitha këto “aktivitete” të përfshira në mbi 400 faqe bilten të titulluar me “Aktivitete 2018”, çka paraqesin në fakt?! Paraqesin një volunterizëm amator, një tentim për grabitje të aktiviteteve në funksion të propagandës së pandershme të një institucioni që po vdes nga barra mortale të njohur me emrin Sulejman Rexhepi! Asnjë nga këto aktivitete nuk mbështetet në vendime të protokoluara në arkivin e BFI-së, asnjë aktivitet nuk është si pasojë e miratimit apo e refuzimit nga organi më i lartë i BFI-së, në mbledhjet e Rijasetit! Asnjë aktivitet nuk dëshmon për punë institucionale, por, thjesht, për shitje të demagogjisë, provincializmit dhe amatorizit idiotik! Ky “Aktivitet” shërben si model për një institucion të mirëfilltë se si nuk guxon të punojë, është dëshmi e gjallë që flet për një “aktivitet” mjeranësh e hajdutësh që mendojnë se mbi hajdutërinë mund të ngrisin karrierë të suksesshëm!


E kaluara që e vret të sotshmen

Nëse i referohemi dokumentave arkivore, do të shohim se këtu e 90 vite më parë Bashkësia Islame e Maqedonisë, e njohur me Ulema Mexhlisi i Shkupit, nën udhëheqjen e Hfz. Sherif ef. Osmanit, kryetari i Ulema Mexhlisit, ka vepruar duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e myslimanëve të Maqedonisë.  Si kryetar i Ulema Mexhlisit, vetëm brenda një viti ka organizuar dhe mbajtur 69 mbledhje në të cilën janë shqyrtuar dhe janë sjellë vendime mbi 8940 lëndë të shtruara para këtij Mexhlisi (mesatarisht nga 130 vendime në mbledhje). Të gjitha emërimet, shkarkimet, të gjitha avansimet, të gjitha degradimet, të gjitha lejet për udhëtim zyrtar, për pjesëmarrje nëpër aktivitete të ndryshme fetare, të gjitha vendimet për paradhënie (avans) nga rroga, të gjitha miratimet e mungesave të arsyeshme apo të paarsyeshme të administratorëve dhe nëpunësve të Ulema Mexhlisit të Shkupit, janë bërë me vendim të këtij Mexhlisi, vendime këto që mbajnë numra protokolar nëpër regjistrat arkivore. Nëpër të gjitha këto mbledhje janë mbajtur procesverbale dhe, në të gjitha janë evidentuar shqetësimet e ulemasë së kohës në luftë kundër dukurive të shëmtuara që kanë njollosur edhe fenë islame. Pra, janë angazhuar për zhvillim të jetës fetare islame, kanë lënë gjurmë përgjatë aktiviteteve historike për një shoqëri të shëndoshë e të devotshme.


“Aktivitetet 2018” përmendore e gënjeshtrës pa krip

Çka flasin sot “regjistrat arkivore” të tipit “Aktivitetet e BFI”, nëse jo për fakte të një kohe nga  më të tmerrshmet për islamin në Maqedoni! Fakte përplotë me trishtim, me vjedhje, me degradim të islamit, me manipulim në emër të islamit, me një pasivitet dhe nënçmim absolut të organeve të BFI-së, “aktivitete” që flasin për një periudhë diktatoriale të uzurpatorit të painsaf mbi vlerat islame në vend. Në tërë një bilten vjetor siç është ky që u shqyrtua në këtë shkrim, evidentohet vetëm një mbledhje e Rijasetit që e paska pasur në FSHI! Ku janë mbedhjet për Haxh, për Ramazan, për Kurbana, për Buxhet vjetor, për llogari përfundimtare vjetore, për largim nga puna, për emrim! Pse mungon mbledhja e turpshme e Sulejman Rexhepit me nëpunësit e BFI-së kur i njohtoi se kush është në të vërtetë Muhamer Veseli? Po pse mungon aktiviteti i zhvilluar rreth “toubes” së Ismet Bytyqit, apo këtë aktivitet e llogarisin si aktivitet eksluziv të djalit të Sulejman Rexhepit, policit të MPB-së Zeglul Rexhepi!? Po se nuk e mbajti një mbledhje me Rijasetin për t’ua lexuar mesazhin që ia ndërroi mendjen për ta rikthyer sërish në punë Agim Mehmetin e pensionuar! Nuk ka, sepse, ato punë janë “sekret ekskluziv” i Sulejman Rexhepit, siç janë sekrete të tij edhe vendimet për shitje, shpërndarje, për vjedhje e për degradim të vakëfit!
Është për keqardhje që nuk ka asnjë zë kritik, asnjë qëndrim dhe asnjë ngritje zëri kundër aktiviteteve kriminale që janë ndërmarrë përgjatë vititi 2018 në BFI, kurse kemi një raport të një shteti tjetër (të Republikës së Turqisë) i cili në rreth 100 faqe flet pikërisht për aktivitetet kriminale të Sulejman Rexhepit dhe mbi kriminalizimin e BFI-së nga ana e tij!
“Aktivitetet 2018 të BFI-së” së Sulejman Rexhepit është, thjesht, një karikaturë e shëmtuar e strucit në aktin e fshehjes nga armiku pas një vrapi të gjatë e të lodhshëm! /LEVIZJA MYSLIMANE PER REFORMA NE BFI/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top