Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

‘Top Story’ shfaqi mbrëmë një investigim për minierën e Bulqizës. Një film i shkurtër, por i mbushur me dëshmi dramatike, dokumente dhe shifra se si ‘Eldorado’ e Shqipërisë është zhvatur dhe po zhvatet nga një grusht njerëzish të lidhur me qeveritë, që grabitin pasuritë nëntokësore të vendit, jetët, gjakun dhe djersën e minatorëve dhe familjeve të tyre.
Përmbi një dekadë janë aksidentuar të paktën 221 minatorë, 34 prej të cilëve kanë humbur jetën, dhjetra familje kanë humbur bijtë e tyre, gratë bashkëshortët e fëmijët baballarët. Biznesmenët e lidhur me qeveritë, përmes agjencive shtetërore, ua lënë fajin viktimave për të mos penalizuar kompanitë që rrëmbejnë për dy kacidhe pasuritë e pamata të Bulqizës.
Miniera e Bulqizës është simboli i zhvatjes shtetërore të pasurive shqiptare nga një grusht oligarkësh, kriminelësh dhe grabitësish me mbështetje të fortë shtetërore, ashtu siç ndodh edhe me naftën dhe me pasuritë e shumta nën e mbitokësore që Zoti i ka dhuruar Shqipërisë.
Mijëra tonelata krom i papërpunuar janë nxjerrë nga nëntoka e Bulqizës këto dekada dhe dhjetra milionë tonelata të tjera flenë nën tokë. Një ton mineral i papërpunuar shitet në bursë edhe 1200 dollarë, por një punëtor galerie paguhet vetëm 2 mijë lekë në ditë, megjithëse kushtet e sigurisë në punë janë mizetabël dhe inekzistente. Burrat që hyjnë qindra metra nën tokë mund të mos dalin më prej andej, siç ka ndodhur në dhjetra raste. Askush nuk pyet për jetën e tyre. Shumica janë të pasiguruar nga firmat që operojnë atje me lejen e autoriteteve shtetërore, nisur që nga Fatos Nano në vitin 2001 dhe vijuar me kafshëri nga Berisha dhe Rama. Bulqiza është e zhytur në varfëri dhe mjerim. Buka e përditshme blihet prej vitesh me lista. Rinia, burrat dhe të moshuarit s’kanë mundësi tjetër punësimi veç galerive të vdekjes, ndërsa gra dhe fëmijë mbledhin kronin e mbetur në sipërfaqe. ZGJIDHJA deklaron se Bulqiza nuk do të ketë ditë të bardhë me qeveritë që vetëm e kanë grabitur dhe lënë në mjerim. Ato, me klientët e tyre, do të vazhdojnë të vrasin pa mëshirë minatorë të tjerë, të falsifikojnë procesverbalet dhe të fajësojnë viktimat.
ZGJIDHJA u bën me dije familjeve të viktimave që të kërkojnë gjyqësisht dëmshpërblime për çdo jetë të humbur ose të aksidentuar. Pavarësisht se si shkruhen procesverbalet nga qeveria e kapur, për çdo viktimë të galerive, familja duhet të përfitojë disa qindra milionë lekë. Legjislacioni është në favor të viktimave për çdo aksident në punë. Familjarët duhet t’u drejtohen avokatëve që trajtojnë aksidentet në punë me pasojë vdekjen ose jo.
ZGJIDHJA në pushtet do të anulojë të gjitha kontratat e paligjshme të dy dekadave të fundit, do të presë lidhjet e qeveritarëve me biznesmenët vrasës, do të rikthejë kontrollin e shtetit mbi këto pasuri që i takojnë popullit shqiptar dhe popullit të Bulqizës, duke i dhënë fund shkatërrimit dramatik të resurseve të Shqipërisë për interesat e një grushti pushtetarësh të korruptuar dhe biznesmenëve të tyre.
#Zgjidhja#Shqiperia#Bulqiza#

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top