Po bëhen katër vite që prej vënies së gurëthemelit për ndërtimin e xhamisë në Tophanë të Shkupit. Mirëpo, që atëkohë nuk është parë as investimi më i vogël në këtë projekt.
Po bëhen gati pesë vite që kur Dijanei i Turqisë është pajtuar që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të ndërtojë xhami qendra islamike. Në Tiranë është në përfundim e sipër dhe, pa dyshim që do të jetë një nga xhamitë më të më dha në Ballkan. Por, çka po ndodhë me këtë ide për sa i përket në Maqedoni dhe Kosovë?
Siç lajmëron Indexonline i Kosovës, në Prishtinë me gjasë ka probleme administrative. Edhe pse çdo vit dëgjohen zëra zyrtare se do të fillojë këtë pranverë, megjithatë, pranverat po ikin kurse xhamia nuk po lëvizë më sipër se gurit themeltar tashmë i hedhur.
Indeksonline ka kontaktuar me zyrtarë për informim në BIK, për të kuptuar se pse nuk ka filluar ndërtimi i xhamisë siç u premtua.
Ahmet Sadriu, zëdhënës për informim ka thënë se plani ka qenë për pranverë, mirëpo nuk ka diçka të re në këtë drejtim.
I pyetur se a ka ndonjë datë kur pritet të filloj ndërtimi, Sadriu është përgjigjur se një gjë e tillë do të bëhet zyrtare me kohë. Na i kanë përzi krejt tash. Prej Komunës së Prishtinës hala sna kanë dhanë përgjigje, ka deklaruar zëdhënësi për informim në BIK.
Indeksonline ka provuar të kontaktoj me zyrtarë për informim në Komunën e Prishtinës, por kontakti nuk ka qenë i mundur. Sipas kësaj përgjigje, tërthorazi mund të kuptohet se problem është kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ndonëse prona për ndërtimin e kësaj xhamie është ndarë nga Komuna e Prishtinës.
Nga ana tjetër, situatë e ngjashme për sa i përket kësaj nisme të Dijanetit të Turqisë, është edhe në Maqedoni. Sulejman Rexhepi nuk përton që në prag të çdo zgjedhjeve të dalë e të deklarojë se xhamia do të nisë të ndërtohet për dy muaj, ose, jo në kë të pranverë, jo në atë pranverë! Së fundmi, Sulejman Rexhepi u fotografua para vendit ku duhet të ndërtohet xhamia duke u mburrur se sot po rrethohet lokacioni, kurse nesër komuna e Çairit do të nisë me groposjen e dheut për katet nëntokësore!
Është e vërtetë se Komuna e Çairit e ka ndarë lokacionin, i cili, nuk i pëlqen as donatorit turk por as vetë komunitetit aty. Në fakt objkekti i xhamisë së re uzurpon oborrin e banorëve të pallateve, vendin argëtues të fëmijëve si dhe pushimoren e pleqve, pensionistëve, duke iu futur gati në fytyrë pallateve të banueshme. Këtu është problem se pse Komuna e Çairit apriori po heziton të nisë me punë, sepse, është e sigurtë që do të humb një numër bukur të madh të simpatizantëve, kurse në BFI ka zëra që thonë se kjo xhami as që do të niset ndonjë herë. Këta zëra problemin e shohin te Mulla Sula, te personi i papërshtatshëm dhe i padashur për strukturat turke, të cilin mezi e kanë bindur që duhet të heq dorë nga derdhja e finansave aq të mëdha në xhirollogarinë e BFI-së. Sipas palës turke, finansat do të derdhen sipas situatave finansiare për punën e kryer nga firmat që do të angazhohen për ndërtimin e xhamisë.
Kjo është vetëm një alibi e palës turke, kurse e vërteta që vjen nga pala turke është se, nuk pranohet që kjo xhami të jetë ndërtim për mbështetje politike, sepse, sa herë që është dashur të përkrahet partia e preferuar prej Mulla Sulës (BDI-ja), gjithnjë ka pasur fushatë për kinse ndërtimin e xhamisë. Veç kësaj, ka mendime te pala turke që xhamia nuk duhet të ndërtohet deri sa me BFI-në udhëheq Sulejman Rexhepi. Megjithatë, dominon mendimi që duhet të nisë me ndërtim, sepse kjo xhami do të jetë e myslimanëve të Maqedonisë, dhe nuk do të ketë të bëjë asgjë me Sulejman Rexhepin por me Dijanetin e Turqisë, ngjashëm si xhamiat e vjetra që kanë të bëjnë me Periudhën Osmane.

No comments: