Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Një muaj para skadimit të afatit për ngritjen e aktakuzave nga ana e PSP-së, shumica e re premton se kjo do të jetë njëra ndër çështjet e para që do të hapet në Kuvend.

Ekspertja juridike Besa Arifi vlerëson për Alsat-M se afati i përcaktuar në nenin 22 të ligjit për PSP nuk korespodon me afatin për ngritjen e aktakuzës, i përcaktuar në ligjin e procedurës penale.
“Gjëja e parë që duhet pasur parasysh është se afati i përcaktuar në nenin 22 të ligjit për PSP-në nuk korenspodon me afatin për ngritjen e aktakuzës që është i përcaktuar në ligjin e procedurës penale, dhe kështu krijohet një situate shumë e padrejtë lidhur me ngritjen e aktakuzave nga PSP-ja dhe ato të ngritura nga Prokuroria e rregullt. Gjëja e dytë që do të mund të bëhet është të kërkohet një interpretim autentik nga Kuvendi lidhur me këtë nen dhe lidhur me afatin e ngritjes së aktakuzave por ajo që është më me rëndësi është respektimi i parimit të legalitetit i cili është parim bazë i funksionimit edhe tek Prokuroria e rregullt edhe te PSP”, tha Besa Arifi, profesore.
Sipas profesoreshës Besa Arifi si zgjidhje tjetër dhe më e mirë do të jetë që Gjykata Kushtetuese të shpall si kundër-kushtetues nenin 22 pasi që paraqet një pabarazi të madhe mes qytetarëve.
“Ngritja e aktakuzave nga PSP përcaktohet për të gjitha veprat në tërësi ndërsa te Prokuroria e rregullt për çdo vepër në veçanti, dhe po ashtu rrjedhja e afatit te PSP përcaktohet nga momenti kur janë pranuar materialet ndërsa në Prokuroria e rregullt nga momenti I ngritjes së urdhëresës për hetim, kështu që është një situate tërësisht e padrejtë gjë e cila kërkon një zgjidhje juridike, zgjidhja juridike mund të merret përmes Gjykatës Kushtetuese e cila mund të shpall si kundër kushtetues këtë nen të ligjit të PSP dhe kjo do të ishte situata më e mirë për shkak se me të vërtet është një nen që paraqet një pabarazi të madhe mes qytetarëve”, u shpreh Besa Arifi, profesore.
Me të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, kreu i LSDM-së Zoran Zaev u shpreh optimist lidhur me vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale. Ai tha se ky Institucion duhet ta përfundoj punën e filluar. Sipas ligjit, Prokuroria Speciale Publike ka pesë vite afat t’i përfundojë procedurat para gjykatave për të cilat tanimë ka dorëzuar aktakuza. Afatet për të ngritur aktakuza janë deri në fund të qershorit.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top