Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Muaj më parë u publikua një anketë lidhur me besueshmërinë ndaj Bashkësisë Fetare Islame dhe kreut të saj Sulejman Rexhepi. Anketa në fjalë shumë fakte shpalosi lidhur me pozitën aktuale të këtij institucioni dhe Sulejman Rexhepit, raportin e këtij institucioni me organet e saja, besueshmëria, vlerësimet e imamëve me punën e Sulejman Rexhepit, etj. Fakte që mund të shpalosim nga anketa e realizuar shihet se me veprimet e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepit mbi 90 % të myftinive nuk janë të kënaqur, kurse 98% e imamëve të anketuar nuk besojnë në punën e Rijasetit, por gjithashtu mes tjerash ekzistojnë të dhëna se: ‘’Në një kohë kur pritet që një prijës fetar të njihet nga popullata nëpërmjet aktiviteteve fetare dhe humane, në kundërshtim me këtë pjesa më e madhe e të anketuarve (85%) raportojnë se e njohin nga aktivitetet e tij të dyshimta.
Ndërsa emri i një prijësi fetar në mbamendjen e besimtarëve duhet të asocohet me imazhin e liderit, e kundërta ndodh me emrin e Sulejman Rexhepit, ku të anketuarit janë përgjigjur se do të kujtohet si keqpërdorues i postit dhe detyrës zyrtare, keqpërdorues i pronave të BFI-së, kultivues i nepotizmmit. Gjithashtu ai e kujtojnë si vjedhës (40%) si tradhtar (33%) dhe si i akuzuar si bashkëpunëtor i UDB-së (21%).
Në nivele të larta pakënaqshmërie (88%) për zhvillimin e jetës fetare në vend e shprehin edhe imamët, të cilat gjithashtu (99%) raportojnë pakënaqshmëri në mbrojtjen e interesave dhe e dinjitetit të tyre nga ana e BFI dhe pakënaqshmëri të lartë (93%) me punën e mytinive.
Pjesa më e madhe e të anketuarve në myftini (72%) pohojnë se janë të gatshëm tju bashkangjiten lëvizjeve për ndryshim në BFI, kur në të njëjtën kohë i njëjti grup i të anketuarve bëson (31%) se tejkalimi i problemeve të BFI-së mund të bëhët nëpërmjet një lëvizje të përgjithshme imamësh dhe 28% bësojnë se Nisma për Reforma në BFI, mundt të jetë alternativa e duhur në tejkalimin e situatës.
Nëse mbetemi në të njëjtën linjë pyetjesh, imamët listojnë tre dukuri antifetare që janë më të dukshmë në BFI. Opinionet e tyre tregojnë se veprimtaritë antifetare që kryesojnë listën janë: veprimtaritë joinstitucionale e raportuar nga 80% e të intervistuarve; nepotizmi (73%); vjedhja (60%); korrupsioni (50%)’’
Këto të dhëna flasin të vërtetën rreth BFI-së dhe Sulejman Rexhepit dhe të njejtat janë dëshmuar nga mbledhja e fundit e Rijasetit. Në interes të autoritetit dhe kërkesë të një myftiu që t’i mbahet emri anonim për portalin tonë ka shprehur se Sulejman Rexhepi në takimin e fundit gjegjësisht në mbledhjen e Rijasetit ditë më parë është paraqitur shumë me vonesë në mbledhje dhe për fat të keq mbledhja nuk është zhvilluar ashtu siç duhet. Për rënien e autoritetit të BFI-së, Sulejman Rexhepi tenton t’i fajson të tjerët për veprimet e shumta skanadolze. Jo gjatë këtyre dy viteve por që nga 2012/13 bënte skandale dhe veprime jo të matura andaj kjo situatë është rezultat pikërisht i gjithë asaj që bëri ai për këto vite. Situata financiare në BFI është shumë e rëndë, andaj me veprime të tilla të Sulejman Rexhepit, ne vetëm se do të futemi edhe më tej në kriza të thella. Myftiu anonim bënë të ditur se gjatë kësaj mbledhje Sulejman Rexhepi ka shprehur nervozizëm dhe ka ngritur shumë herë zërin duke i ofenduar dhe sharë disa myfti’’.

Linku: https://ufoconsulting.wordpress.com/2017/02/20/sondazhi-i-opinionit-publik-besimi-ne-organet-e-bfi-ne-rm-2/





About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top