Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e dhunshme ndaj anëtarëve të parlamentit të Maqedonisë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si krye-parlamentar. Nga DASH thonë se krye-parlamentari i ri do të ketë mbështetjen e tyre të plotë për t’i ndihmuar Maqedonisë të eci përpara në rrugën evropiane.
“Dhuna nuk ka vend në proceset demokratike. Shprehim keqardhjen tonë për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë për të siguruar sigurinë e të gjithë anëtarëve të Parlamentit, të hetojnë me detaje sulmin dhe të kërkohet llogari nga ato që shkaktuan dhunën”, thuhet në qëndrimin e DASH.
Shtetet e Bashkuara apelojnë tek të gjitha partitë që ta ruajnë qetësinë dhe t’i respektojnë ligjet dhe proceset demokratike në Maqedoni.
No comments: