Para do kohe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti duke falënderuar banorët e komunës Çair dha dorëheqje nga kreu i kësaj komune, duke thënë se nuk do të kandidoj edhe për një mandat në Çair, ndërsa kjo nga analistët është konsideruar se ka “filluar rrënimi i BDI-së – pasi Izet Mexhiti dhe BDI e kanë pranuar humbjen që tani”.
Ndërkohë, Almakos ekskluzivisht nga strukturat brenda BDI-së mëson se së fundmi kjo parti ka realizuar anketa të brendshme për atë se me cilin kandidat BDI do të mund të fitonte Komunën e Tetovës? Këto anketa kanë shfaqur rezultate zhgënjyese për BDI-në e Tetovës, sepse burime të mirëinformuara thonë se përballë të gjithë kandidatëve potencial të BDI-së për Tetovën, sërish në vend të parë favorite për fitoren e Komunës së Tetovës ka dalë Lëvizja BESA.
Kjo gjë e ka bërë Teuta Arifin të mendojë seriozisht për tërheqjen e saj nga kreu i Komunës së Tetovës, njëjt siç bëri kohë më parë Izet Mexhiti, dhe si për ironi të fatit që të dy janë nënkryetarë të BDI-së.
Përndryshe, në zgjedhjet e fundit parlamentare Lëvizja BESA e mundi BDI-në në Çair, ndërsa në Tetovë rezultatet mes BDI-së dhe BESËS ishin shumë të ngushta.
No comments: