A guxon që Kuvendi të mbajë mbledhje me pika rendi paraprakisht të imponuara nga Mulla Sula? A guxon të miratojë Kuvendi raporte të cilat nuk lëshohen paraprakisht deri te të gjithë kuvendarët por mbahen sekret, sikur të bëhet fjalë për hetim të një krimi të rëndë! A guxon të debatojë Kuvendi për një plan financiar për vitin e ardhshëm pa e krehur zë për zë buxhetin e vitit të kaluar…
Shkruan: Zeqie Veseli
Sot, diku rreth Sullares (në Kondovë) aty ku Sulejman Rexhepi ndjehet i fortë edhe nëse dikush tenton ti dalë ndoresh, u mblodh Kuvendi i Bashkësisë Fetare Islame dhe, në një atmosferë shumë të tendosur, me besatim të disa anëtarëve të kuvendit që nëse sërish shahen me nënë e me grua nga Mulla Sula, ti çërojnë hesapet me të edhe fizikisht. Natyrisht, këtë atmosferë më së shumti e ka ndjerë vetë Mulla Sula ndaj dhe i ka porositur disa dylbera të vet që, në momentin kur do të hetojnë se po del nga takti, tia tërheqin vërejtjen duke u kollitur sa më thellë. Pra, qëllimi të jetë që Mulla Sula të nervozohet nga kollitja dhe jo nga prezenca e një grupi të konsiderueshëm të kuvendarëve që në çdo moment ishin të gatshëm për tia tërhequr besimin, sidomos pas vendimit të tij kryeneç për ta emërtuar në krye të Myftinisë së Shkupit një dinsëz!
Si kaloi mbledhja e sotshme? Si mund të kalohet e menaxhuar nga dy persona me afat të skaduar që udhëheqin me një organ që mbahet dhunshëm dhe duke i shkelur të gjitha aktet, normat dhe rregulloret përkatëse. Që të dy individët, pa kurrfarë kompetenca ligjore, tash e sa kohë udhëheqin me mbledhjet e Kuvendit duke e çuar ujin në mullirin e vet. Haki Agushi, në cilësi të Kryetarit të Kuvendit, me servilizimin e tij ndaj Mulla Sulës vazhdon ta sigurojë vendin e punës së birit të vet në BFI dhe, Mulla Sula, i cili, duke e urdhëruar në servilizëm Haki Agushin, në fakt e siguron servilizmin e të gjithë kuvendarëve që prezantojnë nëpër mbledhje vetëm sa për ta legjitimuar të pabesin, të paudhin, degraduesin e BFI-së, zhvatësin dhe njollosësin më të madh të islamit në Maqedoni, Sulejman Rexhepin, uzurpatorin e postit të reisit të BFI-së.
Sa cm katëror ka kthyer Mulla Sula dhe sa prona vakëfi ka zhvatur
A guxon që Kuvendi të mbajë mbledhje me pika rendi paraprakisht të imponuara nga Mulla Sula? A guxon të miratojë Kuvendi raporte të cilat nuk lëshohen paraprakisht deri te të gjithë kuvendarët por mbahen sekret, sikur të flitet për ndonjë hetim të një krimi të rëndë! A guxon të debatojë Kuvendi për një plan financiar për vitin e ardhshëm pa e krehur zë për zë buxhetin e vitit të kaluar! A ka kërkuar, bie fjala, Kuvendi të debatojë për programin e organeve të BFI-së mbi të cilën janë zgedhur apo kanë fituar të drejtën që të hyjnë në votim! A ka ngritur iniciativë Kuvendi për të debatuar për afatet e skaduar të organeve të BFI-së, për mënyrën e dhunshëm për zgjedhje të jashtëligjshme të organeve që kohëve të fundit po i bën Mulla Sula sikur të ishte sulltan i BFI-së!
Fare në fund, për shembull, Kuvendi i BFI-së, a ka kërkuar që në një nga mbledhjet e veta të debatojë mbi një pikë nga programi qesharak i Mulla Sulës i cili pat deklaruar se, nëse brenda afatit të parë nuk do ta kthejë tërë pronën do të tërhiqet nga BFI-ja!
Çka, në fakt, ka ndodhur në këtë pikë që nga kjo deklaratë e këtej? Mulla Sula ka hequr dorë nga shumë prona të vakëfit, të cilat, shteti i trajtonte si interes i përgjithshëm nacional duke i paguar ato, sepse kjo e kënaqte më shumë Mulla Sulën. Pra, ai më shumë gëzohej nga pagesa e pronës se sa nga kthimi i saj. Kësisoj Mulla Sula e sosi fare vakëfin!
A ju kujtohet një debat brilant i H. Afrim ef. Tahirit, ish-sekretar i BFI-së, që e pat zhvilluar kundër ish-zv/kryeministrit Musa Xhaferin! Sipas deklaratave të efendi Tahirit, spontanisht dilte në shesh një fakt i trishtueshëm! Funskionarët e BDI-së nuk ishin më të interesur për procesin e denacionalizimit të pronës së BFI-së që nga momenti kur Sulejman Rexhepi nisë të futet nën kthetrat e BDI-së! Subjektet kompetente të kësaj partie të emërtuar nëpër digastere të veçanta, kishin zhvilluar proces, madje edhe kishin deklaruar, madje edhe kishin sugjeruar që BFI të dalë dhe të deklarohet se tash e tutje e kanë të garantuar parcelën në Kalanë e Shkupit ku ky Institucion do të ngriste selinë në kuadër të një qendre komplekse islame. Ju kujtohet kur Afrim ef. Tahiri me këmbëngulje dhe me një peshë prej një lideri fetar, deklaroi fuqishëm se BFI-ja kurrë nuk do të heq dorë nga vendi i Burmali Xhamisë! Ju kujtohet se si e deklasoi z. Musa Xhaferin e përfjetur dhe fare të paintersuar për pronat e BFI-së, duke ia shpalosur të gjitha dokumentet që kishin të bëjnë me parcelën në Kala dhe duke e vënë theksin edhe mbi finansat e shpenzuara përgjatë atij procesi (mi 50 mij euro para të myslimanëve), si pasojë e garancave të funskionarëve të BFI-së që më vonë do të bëhen miq shpirti të Mulla Sulës.

Mulla Sula si kumbar i pronës së Orce Kamçevit në Kala të Shkupit
Nga televizioni Alsat M, ku u zhvillua ky debat, edhe sot e kësaj dite dëshmojnë për telefonatat e shumta të Mulla Sulës që i bënte presion Afrim ef. Tahirit që mos ta turpërojë aq shumë Musa Xhaferin, funksionarët e të cilit, me sjelljet e tyre prej diletantëve i kishin dobësuar tej mase pozicionet e BFI-së përballë qeverisë së Gruevskit. Pikërisht, për këtë sjellje nonshalante të BDI-së, Mulla Sula shkon dhe ulet në pehërin e tyre. Dy javë pas ktij debati, Musa Xhaferi bashkë me Sasho Mijallkovin, vijnë në zyrën e Sulejman Rexhepit dhe mirren vesh që trualli në Kala ti dhurohet mikut të tyre të përbashkët, Orce Kamçevit! Vetëm brenda një periudhë shumë të shkurtë Mulla Sula hoqi dorë nga vendi i Burmali Xhamisë si dhe nga trualli në Kalanë e Shkupit.
Mulla Sula e humbi gati edhe oborrin e ish-Komunalecit. Ky oborr tashmë është ngrirë në vend që të gjeneronte shtim të pronës në të mirë të Myftinisë së Shkupit. Njëri nga investitorët potencial u grabit dhe u kërcënua që të ik e mos të interesohet kurrë për atë pronë për të cilin kishte dhënë shpërblim mbi 300 mij euro. Pastaj në lojë futen oligarkët e Komunës së Çairit në krye me Izet Mexhitin, i cili, për interesa meskine, anashkalon organin kompetent për pronat e vakëfit të Shkupit, Myftininë, dhe shkon e merret vesh me Sulejman Rexhepin, duke ndarë pazare për të cilat pastaj me mburrje do të flasë gjithandej Mulla Sula. Si do të reagonte Izet Mexhiti, sikur për xhminë e Tophanës Myftinia e Shkupit të merrej vesh me qeverinë apo edhe me Qytetin e Shkupit?!

Dikur Mulla Sula në Kuvend të BFI-së shpallte murted ndërsa tani krihet si boss
Tani, Mulla Sula, i gjendur para një situate shumë të rënë në fund të karrierës së vet, situatë kjo që do të mbahet mend si kohë e zhvatjes së vakëfit nga Mulla Sula, ka pranuar logjikën merr çfarë të mundesh! Duke uzurpuar një oborr të një komuniteti qytetarësh të devotshëm, duke manipuluar me ndjenjat e tyre fetare, duke e ditur që nuk mund të reagojnë kundër një xhamie, i futet atyre në hundë, ua uzurpon oborrin, ua ndërpret rrezet e diellit njëkohesisht duke u shkaktuar katastrofë ekologjike! Pajtohet që të ndërtojë një xhami duke ua cunguar hapësirën për argëtim e pushim fëmijëve, pleqve, pensionistëve (prej tyre ka që nuk janë myslimanë por përkatës të feve të tjera)! Që tani kanë nisur që këtë objekt ta quajnë si xhami e zullumit, e cila, me përmasat e veta të konsiderueshme, merriton një hapësirë proporcionalisht të përshtatshme. Nuk është zgjidhje kjo që tashmë Mulla Sula ka hequr dorë nga projekti fillestar gjigant, me këtë gjest ai vetëm sa po tenton që të blejë pak miratim nga komuniteti i cili po provokohet nga idiotizmat e Mulla Sulës që të futet në mëkate duke sharë gjithçka që ua prish komoditetin dhe rehatinë, qoftë kjo edhe vlerë shpirtërore.
A ka synim Kuvendi i BFI-së që të organizojë mbledhje me këtë rend të ditës ku do të zbardhej arsyeja e humbjes së vakëfit, sikundër dhe, a do të mbajë ndonjëherë mbledhje edhe me një rend tjetër ku do të debatohej për prishejn e raporteve të BFI-së me të gjitha organizatat me relevancë ndërkombëtare të sheteteve turko-arabe! Natyrisht, kjo strukturë e skaduar e Kuvendit si dhe ky Rijaset i instaluar dhunshëm në BFI jo që nuk do të debatojë për këto tmerre që po i ndodhin BFI-së por, pa dyshim që, një ditë do të përgjigjen të gjithë para besimtarëve si dhe para Allahut xh.sh. Ne mund të gënjehemi, mund të servilosemi e të mashtrohemi, por, Allahu nuk mund të gënjehet, sepse Ai i sheh dhe i di të gjitha gjërat. Mjerë këta pjesëmarrës në shkatërrim të BFI-së! Zoti i batistë! Amin!

No comments: