Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) fatkeqësisht nuk heq dorë ende nga politikat e minimizimt të mundësive për shkollim në gjuhën shqipe, shkruan gazeta KOHA.
Në vend që të rrisë ofertën për regjistrimin e nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme të kryeqytetit, me Konkursin përkatës MASH ka dhënë më pak paralele se sa janë kërkuar nga shkollat dhe komunat. Madje, numri i vendeve të lira dhe paraleleve për nxënësit shqiptarë të Shkupit në Konkursin për regjistrim në vitin 2017/2018, numri i paraleleve shqipe të lejuara nga MASH është më i vogël edhe se propozimi paraprak që ka bërë Qyteti i Shkupit. Përveç shkollave komunale të kryeqytetit, për të cilat kompetent është Qyteti i Shkupit, në listën e shkollave të mesme të kryeqytetit janë plus tre shkolla profesionale (e muzikës, artit figurativ dhe kulturës fizike). Pra, logjikisht në Konkursin e publikuar në datën 31 mars, do të duhej që krahas 103 paralele të propozuara nga Qyteti i Shkupit të ketë plus paralele të tjera për regjistrimin e nxënësve shqiptarë në shkollat shtetërore. Mirëpo, fatkeqësisht ndodhi e kundërta. MASH ka zvogëluar në 97 numrin e paraleleve që janë lejuar për regjistrimin e gjysmë-maturantëve shqiptarë edhe atë për të gjitha shkollave të mesme të kryeqytetit.
Më pak paralele e se janë kërkuar me Propozim-Konkursin e Qytetit të Shkupit për vitin e ardhshëm shkollor do të kenë do të kenë: shkolla e mesme “Cvetan Dimov”, shkolla e mesme “Mairia Kiri Skllodovska”, Shkolla e mesme “8 Shtatori”, shkolla e mesme “Dimitar Vlllaho” dhe shkolla e mesme bujqësore “Vëllezërit Milladinovci”. Bën përshtypje fakti i zvogëlimit të paraleleve shqipe dhe në të njëjtën kohë i rritjes së numrit të paraleleve maqedonase brenda të njëjtës shkollë, sikurse është rasti me SHM “Cvetan Dimov”. Në këtë shkollë, e cila gjendet në lagjen “Xhon Kenedi” të Komunës së Çairit dhe që është e vetmja për gjithë komunën, ishte kërkuar që për vitin shkollor 2017/2018 të formohen 10 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe nga një në gjuhën maqedonase dhe turke.
Pavarësisht këtyre kërkesave MASH ka caktuar në Konkurs që të formohen nëntë paralele me mësim në gjuhën shqipe, dy në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën turke, pra jo 10 shqipe dhe 1 maqedonase. Në vitin shkollor 2016/2017 në po këtë shkollë nuk u formua asnjë paralele maqedonase, pasi nuk kishte asnjë kandidat, por për MASH-in si duket nuk ka rëndësi as ky fakt. Këtë vit MASH u tregua e dobët edhe për mënyrën e ndarjes së paraleleve shqipe dhe maqedonase në Shkollën e mesme “Arseni Jovkov” në Komunën e Butelit, ku nuk u bë asnjë hap përpara drejt balancimit të paraleleve sipas kërkesave reale. Edhe pse në këtë shkollë me drejtime të ekonomisë, numri i nxënësve maqedonas është trefish më i vogël se numri i nxënësve shqiptarë, MASH ka caktuar numër të barabartë të formimit të paraleleve, nga tetë në të dyja gjuhët. Shkollimi në gjuhën amtare i kryeqytetasve ka qenë vazhdimisht “Thembra e Akilit” dhe ka vuajtur çdo herë nga politikat diskriminuese. Por, edhe tani që arsimi i mesëm është i obligueshëm, që institucionin e MASH-it e drejtojnë shqiptarët, ai vuan politikat e dyfishta, respektivisht të mundësive të pabarabarta për shkollimi.
Këta politika sigurisht që janë të instaluara nga instanca më të ulëta, pa përjashtuar në asnjë rast edhe Qytetin e Shkupi, që në Propozim – konkursin e këtij viti kishte ndarë për gjysmë-maturantët shqiptarë 3492 vende (31.6 për qind) në kohën kur numri i gjysmë-maturantëve është 2350 (33.7 për qind). Këtë vit, gjithsej, pritet të kryejnë arsimin fillor 6970 gjysmë-maturantë. MASH që ka obligimin kushtetues dhe ligjor të korrigjojë padrejtësitë e komunave, respektivisht Qytetit të Shkupit. Jo që nuk e bëri një gjë të tillë, por e thelloi edhe më shumë padrejtësinë, duke e ulur në 30.4 përqindjen e vendeve për gjysmë-maturantët shqiptarë të Shkupit.
Në 26 shkollat e mesme komunale dhe shtetërore, për vitin e ardhshëm shkollor 2017/2018, MASH ka propozuar të hapen 319 paralele, prej të cilave 216 në gjuhën maqedonase, 97 në gjuhën shqipe dhe 6 në gjuhën turke. Për gjysmë-matuarntët shqiptarë do të ketë 3264 vende dhe jo 3492 vende sa kërkonte Qyteti i Shkupit me minus tre shkolla, konkretisht pa Shkollën e mesme të muzikës, “Ilia Nikollovksi Luj”, Shkollën e mesme të artit figurativ “Llazar Liçenovski” dhe Shkollën e mesme të kulturës fizike “Metodia Mitevski Brico”. Edhe në këto shkolla nuk është për t’u lavdëruar aspak politika e regjistrimit të nxënësve, pasi shqiptarët çdo herë janë në plan të dytë.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top