Ne nuk shohim ndonjë arsyetim të cirkut që po përdoret në Parlament për shtyrjen zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentet dhe formimit të qeverisë së re, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre deputetëve Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn pas takimit me homologun maqedonas Nikolla Poposki, në Strasburg.
Sonte pritet të fillojë edhe seance plenare e Parlamenti Evropian për të debatuar për situatën në Maqedoni dhe raportin e progresit.
“Si anëtarë të Parlamentit Evropian që i ka mbështetur të gjitha përpjekjet për të kapërcyer krizën aktuale dhe të cilët kanë punuar shumë për të mbështetur perspektivën evropiane të qytetarëve maqedonas, ne jemi thellësisht të shqetësuar në lidhje me zgjatjen e pajustifikuar të krizës dhe rritjen e pasojave për vendin, duke përfshirë edhe përkeqësimin e marrëdhëniet ndëretnike. Votimi për raportin e vendit për 2016 tashmë u shty dy herë si rezultat i drejtpërdrejtë i pasigurisë në vend dhe në një seancë plenare sonte në mbrëmje Parlamenti Evropian do të debatoj mbi gjendjen e këtillë. Pavarësisht nga kjo, ne besojmë fuqishëm se situata në vend mund të përmirësohet nëpërmjet zbatimit të proceseve demokratike, të cilat duhet të çojnë në tejkalimin e krizës politike”, thuhet në deklaratën e tre deputetëve.
No comments: