Bardhyl Dauti nga rradhët e PDSH-së, i ftuari i sontëm në Tv21 emisionin debativ #Click Plus thekson se nuk tolerohet premisa se ne jemi teknikisht në qeveri që të mos eskaloj situata, nuk mban kjo, kriza është poltike dhe mesazhi duhet të jetë politik dhe jo institucional edhe administrativ, përcjell Almakos.
Mos te prodhojmë një Përzhino tre që do të jetë në funksion të LSDM-së.
Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti ne TV21 deklaroi se, deputetëve të partive shqiptare në pushtet duhet të largohen nga Paramenti i Maqedonisë dhe të bashkohen drejtë një marrëveshje të re politike, të quajtur Ohri2, e cila do të parasheh avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.
“Nuk qëndron ajo se deputetët qëndrojnë në qeveri vetëm që mos të thellohet kriza. Ne nuk duhet të mbështetemi me argumente që lidhen me teknikalitete administrative, procedura juridike. Kriza është politike dhe mesazhi duhet të jetë politik. Mesazhi politike jepet vetëm në atë rastin kur vetëm nënshkruesit e Deklaratës së Shkupit, së bashku me përfaqësuesit e PDSH-së që janë në Parlament, tërhiqet nga ai Parlament, përderisa që debati në Kuvendin e Maqedonisë zhvillohet mbi premisa keqbërëse ndaj shqiptarëve”, deklaroi mes tjerash Dauti.
Ndiqni të plotë deklaratën e Dautit në vijim:
No comments: