Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Këshilli penal i Gjykatës themelore-Shkupi 1 sot pasdite ka urdhëruar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar fletarrest, gjegjësisht urdhër për arrestimin e Sead Koçan e cila hyn në fuqi menjëherë. Paraburgimi është caktuar pasi këshilli penal e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale e cila e parashtroi në vendimin e gjykatëses në procedurën paraprake e cila fillimisht e refuzoi kërkesën për paraburgim.
Këshilli sot ka vendosur se janë plotësuar të gjitha kushtet për paraburgim, gjegjësisht e ka pranuar arsyetimin e PSP-së se nëse Sead Koçan mbetet i lirë ai mund të ikë, të ndikojë në dëshmitarët e rastit “Trust” dhe t’i asgjësojë dëshmitë e këtij rasti në të cilin e akuzon PSP si ish drejtues i kompanisë “Transmet”, në lidhje me tenderin e fituar me dokumente të falsifikuara në “REK Bitola”.
Gjykata javën e kaluar solli masën e kujdesit vetëm për të dyshuarin e dytë, Vasilije Aviroviq, drejtues i “Sileks nemetali ST” me një dispozitë për të mos kontaktuat disa individë të caktuar.
Sipas PSP-së, konzorcium i “Transmet”, “Sileks nemetali ST” dhe “Vato”, ka bërë pagesën në mënyrë joligjore të 17 milionë eurove para shtetërore në një tender në vitin 2011.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top