Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, sekretari i përgjithshëm Azem Sadiku dhe anëtari i kryesisë qëndrore dhe zëdhënësi PDSH-së, Bekim Fazliu, u takuan sot me të dërguarin special gjerman për Europën Juglindore dhe Turqinë, z. Kristian Helbah.
Në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike. Z. Helbah shprehu brengosjen për situatën e krijuar me theks të veçantë për mardhëniet ndëretnike, për ngecjen e proceseve integruese, ngecjen e reformave në gjyqësor etj.
Përfaqësuesit e PDSH-së thanë me këtë rast se mbështesin çdo iniciativë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformat e mirëfillta si dhe me proceset integruese të vendit.
Përfaqësuesit e PDSH-së konstatuan se avancimi i vërtetë i të drejtave të shqiptarëve, ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit të shtetit, reformat e mirëfillta si dhe integrimi i vendit në strukturat euroatlantike, arrihen vetëm nëpërmjet demokracisë konsensuale me parlament dydhomësh./Ditari.mk/
No comments: