Lagja e studentëve në Tetovë sërish në shënjestër të vjedhësve dhe narkomanëve. Ditë më parë në këtë lagje, studentët janë sulmuar nga disa narkomanë. Ndërkaq, po të njëjtën ditë disa vjedhës kanë tentuar të futen në njërën nga banesat e studentëve. Të shqetësuar për sigurinë e tyre, studentët iu bënë thirrje autoriteteve të zgjidhin urgjentisht problemin me mungesën e ndriçimit si dhe të sigurojnë patrullime të rregullta policore.
“Aspak nuk jemi të sigurt ata kërkojnë të marrin mjete materiale dhe kompjuter por po ashtu neve na e rrezikojnë edhe jetën. Neve vijmë natën sepse mësojmë në bibliotekë, kemi javën e kollokviumeve, këtu drita aspak nuk ka. Polici nuk ka vetëm nëse i thirr me raste ata vijnë. Një natë pati sherr i thirrëm nuk erdhën”.
“Para dy ditësh patëm problem në banesën tonë, jemi në katin e parë. Unë isha në Kërçovë por kolegu ka parë se te dera kanë futur mjete për ta hapur atë. Fatkeqësisht nuk jemi të sigurt aspak, drita natën nuk ka por çka të bëjmë ne jemi studentë”.
Nga ana tjetër ndonëse kishte premtuar zgjidhjen e shpejtë të problemeve infrastrukturore në këtë lagje, Komuna e Tetovës nuk sqaron arsyen e ngecjes së punimeve.
Komuna e Tetovës edhe pse pak me vonesë por ka filluar realizimin e punëve atje, pra kompania i është përgjigjur kërkesës siç është ndriçimi publik dhe instalimi i llambave. Por sa i përket sigurisë mendoj se SPB duhet ta ushtroj veprimtarinë në kuadër të ligjeve dhe t’iu sigurojë studentëve kushte dhe të kenë siguri – tha Armend Fazliu, komuna e Tetovës.
“Rasti i fundit i vjedhjes siç morët vesh ka ndodhur pikërisht në këtë banesë në katin e parë para dy ditësh, ndërkohë që, nga SPB e Tetovës, edhe përkundër premtimeve të shumta se dërgojnë për çdo ditë patrullë që të kujdeset për këta studentë siç dëgjuat nga deklaratat e tyre, patrullë policie nuk ka përveç në rastet kur i thirrin”.
Edhe ekipi i televizionit Alsat vizitoi disa ditë me radhë këtë lagje, por nuk vërejti asnjë polic të vetëm që kujdeset për sigurinë e studentëve.
Bashkim Sulejmani
No comments: