Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Shkon Mulla Sula te mjeku dhe i ankohet se po i dhëmbin shumë këmbët. Mjeku i thotë të zbathet, ti përvjelë pantallonet dhe nis tia kontrollojë. Vërenë gishta të shtrembëra, të enjtura, të plagosura, sikur të kishte shkelur nëpër terren të thepisur. I jep kurën e nevojshme dhe kthehet Mulla Sula në shtëpi. Pas një muaji sërish shkon te mjeku, kësaj radhe edhe më keq, madje edhe me nerva jo i qetë. Dikush i ka thënë se po të bëhen me plagë këmbët nga sheqeri, nga diabeti. Kjo e shqetësonte shumë, sepse i kishin thënë madje që mund edhe të ti amputojnë këmbët. E shikon mjeku dhe, ç’të shohë, këmbët për ibret. Lëkura e shputave e skuqur patëllxhan. Gishtat si speca Tetove. Thembrat si domate kuq si gjaku e të plasaritura nga thatësira. Sakaq mjeku ia hedh sytë edhe këpucëve të tij. Shikon këmbët, shikon këpucët! I kthehet Mulla Sulës:       - O hoxhë, po më duken këpucët e vogla në krahasim me këmbët! - Paj, gjithmonë i mbathi 3 numra më të vogla!       - Si morë tre numra më të vogla?! - Paj, i blej kështu që, pastaj, sa herë që ti zbathë të rri rahat!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top