Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Shkruan : Kimete Berisha
Çfarë organizmi është Muhamed Zekiri, i cili ashiqare, publikisht, pa iu dridhur buza , me emër, me fytyrë e me zë thotë se gjuha shqipe nuk ka nevojë të përfshihet në uniforma dhe në monedha, në Maqedoni.
A është njeri ky? Mos është psikopat?
Është shqiptar? Se edhe të ishte antishqiptar, dhe ndërkohë të ishte normal nga mendtë, ish dashur ta fshehte urrjetjen e tij ndaj gjuhës së tij amtare. Dhe ta luftonte gjuhën e tij, me perde.
Kush janë ata që e kanë votuar?
A janë normalë?
Muhamed Zekiri preferon që shqiptarët ta flasin “gjuhën e jetës”, jo gjuhën shqipe.
Dhe, po, ky e flet edhe gjuhën e llajnerit, të sherkut dhe maskarës.
I mban flokët me brusha, i lyen çerpikët, e ngjet llajnerin deri te veshtë, dhe flet në emër të Allahut.
Plus, për rrethanë lehtësuese e ka emrin Muhamed.
Qe, ky është rasti ideal me ndalu me Ligj që turlifar qyrri me mbajt emrin “Muhamed”.
Pse mos me vepru si francezët, që e ndalojnë me Ligj që dikush ta “pagëzojë” qenin e tij me emrin “Napoleon”.
2. Kur flet kundër lirisë, kulturës dhe gjuhës shqipe, te shqiptarët nuk ia sheh sherrin. Shqiptarët janë treguar gjithmonë tolerantë ndaj shqiptarëve-antishqiptarë.
Shqiptarët nuk i durojnë vetëm kurvarët, ata që kanë dashnore, dhe ato dashnore i paguajnë me para të tatimpaguesve.
Ua fryejnë buzët, vithet, gjoksat e ua zgjasin flokët me paret e shtetit.
Këto nuk i duron votuesi shqiptar. Dashnoret.
Kështu, kur doli lajmi se Saimir Tahiri me ata dy ministrat tjerë kanë gjetur dashnore dhe po i mirëmbajnë ato me paret e shtetit (nëpër hotele me perde të bardha), lëre që u zemërua populli, por u zemërua edhe Edi Rama, i cili për vete nuk ka dashnore.
Nuk ka, sepse nuk vuan si shumë të tjerë, nga sindroimi Madonna-whore complex.
Shumëkush që (i ka pasur nanat diktatore dhe të ftohta) vuan nga ky sindrom (thoshte Frojdi), që për pasojë nuk kënaqet në një dashuri normale, me një femër serioze, me një Madonë, por kënaqet vetëm me “kurva”.
E, Saimir Tahiri i ka qëndisur në imazhin e tij edhe disa elemente te Clark Gable. Ato mustaqe që e bënin të dukej “burrë i rrezikshëm”, e bënin të dukej si sherif ivendosur.
A ju kujtohet ai inserti në fund të filmit “Gone with the wind”, kur Clark Gable e braktis definitivisht gruan e tij të pabesë (Viviene Lee), dhe kur ajo, tekanjoze siç ishte, e pyet në fund: Nëse ti më lë, ku të shkoj unë, çfarë do të bëjë unë? Clark Gable, ia kthen shpinën në errësirë (ku shihet vetëm koka e një peme në oborr), dhe shkurt i përgjigjet, “Frankly my dear, I don’t give a damn”.
Tash koha në Shqipëri duhet të ndahet, në, epoka para dhe pas mustaqeve të Saimir Tahirit.
Edhe unë, si Edi Rama, i urrej gratë dhe burrat që bëjnë jetë të dyfishtë dhe shkojnë me “kurva” dhe kurvarë (tinëz), bile edhe Makiaveli na ka mësuar se “popullin mos e prek në pare dhe në gra”. Se, ashtu jemi ne, të ndershëm  ;). Nëse s’;jemi vet të ndershëm, së paku ata që i zgjedhim i duam më të ndershëm se ne.
3. Nuk mjafton të jesh vetëm i ndershëm, është mirë me qenë edhe i mençur. Zotëri.
E zotëri shqiptar s’ka! Duke u munduar të tregohet “xhentëlmen”, Lorik Cana, e shpërndau një video ku shihet i shtrirë me këmbë “prej sulltani” në prehërin e “nanës”, e duke ia prerë thonjë gruaja.
Loriku ka kujtuar se e kish bë namin. Të gjitha femrat bien në grackën e “rolit të nanës”, dhe s’ka gati femër që nuk ia pren së paku një herë në jetë burrit të saj thonjtë e këmbëve sidomos, se diqysh ju kanë forcu (se me ua qëru pojeshkat (se janë të leshta, dhe me ua heq puçrrat, mos të flasim).
Lorik Cana, do të tregohej origjinal, sikur ai t’ia kishte prerë thonjtë gruas së tij, dhe ky do të ishte një lajm që s’ka ndodhur më parë.
Se, përndryshe, ne kemi parë gra shqiptare duke ia pastruar në legen e me bakall në duar burrit, kunatit e krejt familjes këmbët në odë. Prandaj, gjesti i Lorikut është vazhdimësi e një kulture primitive që njohim.
Kur e lexova lajmin për thonjtë e Lorikut, Isha duke e shikuar filmin për jetën e piktorit Jackson Pollock, të cilin gruaja e dashuronte marrëzisht, dhe ia prente thonjtë, e ai për dallim nga Lorik Cana i shtrirë, piktori arrogant rrinte ulur. Por, piktori i njohur, e konsideronte gruan e tij si nënë dhe prandaj sapo i prente thonjtë, dilte dhe ndjekte “kurva”.
P,.S. Thuaj “Ain’t your mama”, dhe kujtoje herë pas here, se madje edhe Romeo, para se të dashurohej në Xhulietën, ka qenë i dashuruar në Rozalindën,….e lëre më burri yt, që ende nuk “ka vdekur” për ty.
Dashuria po ndryshojke.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top