Në prag të koalicionimit me LSDM-në, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është duke përgatitur pastrim të madh të partisë, kanë deklaruar burime partiake në BDI për disa mediume maqedonase.
Sipas tyre, pas 15 viteve në politikë, Ahmeti do të përshëndetet përfundimisht me bashkëpunëtorin e tij më të afërt, Musa Xhaferin, sepse ai cilësohet si kuadër i papranueshëm për LSDM-në dhe kryetarin e saj Zoran Zaev.
Gati për të njëjtat arsye, por edhe për shkak të rejtingut të ulët në elektorat, mediumet shkruajnë se nga rrethi më i ngushtë i Ahmetit do të largohen edhe shefi aktual i kabinetit, Artan Grubi, por dal ngadalë edhe deputetët Talat Xahferri, Xhevat Ademi dhe Ejup Halimi.
Ende nuk dihet as fati i disa funksionarëve tjerë të partisë, të cilët janë në fazë “hetimi”.
Gazeta Lajm tentoi të verifikojë këto informacione në BDI, mirëpo nuk arritëm një gjë të tillë, për shkak të kokëfortësisë së kësaj partie që të mos prononcohet për Gazetën Lajm kur ua parashtrojmë pyetjet në gjuhën shqipe.
No comments: