Euroambasadori Samuel Zhbogar sot deklaroi se BE-ja dhe Brukseli me kujdes e ndjekin problemin me bllokadën në vendkalimin kufitar Evzoni nga ana e bujqve grekë dhe pret që në kohë sa më të shpejtë do të vijojë reagim dhe tentim për zgjidhjen e tij të përhershëm.
Ai për këtë problem sot gjatë vizitës në komunën e Gjevgjelisë ka biseduar edhe me kryetarin e komunës Ivan Frangov, i cili paradokohe edhe përmes letrës ka dërguar kërkesë për ndërmjetësim dhe ndihmë nga BE-ja për zhbllokimin e kufirit, pasi që, siç tha, të mëdha janë dëmet që i pësojnë të dy palët, e posaçërisht Maqedonia dhe Gjevgjelia.
“Kam njohuri se të dy qeveritë po tentojnë të gjejnë mënyra si ta lehtësojnë këtë problem me riorientimin e komunikacionit përmes Dojranit dhe Manastirit. Po ashtu mora informatë se të mira, të cilat janë me afat të kufizuar, do të lejohen të transportohen përmes këtij vendkalimi kufitar. BE-ja dhe Brukseli me kujdes do ta ndjekin këtë problem dhe pres që në kohë sa më të shpejtë do të vijojë reagim dhe tentim për zgjidhje të përhershëm të këtij problemi”, tha Zhbogar, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Gjevgjeli.
I pyetur për gjendjen politike në vend, euroambasadori vetëm shkurtë u përgjigj se është optimist, se do të zgjidhet kriza politike në vend dhe se së shpejti do të grumbullohen 61 nënshkrimet e nevojshme për formimin e qeverisë në Maqedoni.
No comments: