Sulejman Rexhepi,
alias Mulla Sula, paska vendosur ti kundërpërgjigjet megaintervistës së botuar
të H. Afrim ef. Tahirit, botim ky që ishte privat. Mulla Sula keqpërdor organin
më të lartë të BFI-së, Rijasetin, me qëllim që të keqpërdor edhe paratë e
muslimanëve të vendit. Përpiqet i shkreti, sepse e di që, sikur ta shkrinte
tërë pasurinë e jashtëligjshme që e ka, nuk do të mund ta bënte të vërtetë
gënjeshtrën e vet. Prandaj edhe bën përpjekje por me paratë e fitrit dhe të
zeqatit të muslimanëve të vendit
Shkruan Abaz Islami
Nga shërbimi për
informim i BFI-së së Mulla Sulës, del në opinion një lajm i mjerë, që flet për
një ngjarje të mjerë, autorë të të cilit lajm janë po ashtu dy të mjerë! Nuk ka
më mjerim se sa Mulla Sulën ta mbrojë Zekerija Idrizi, njeriu që preku kufijt e
amoralitetit, të çmendisë. Që të dy këta janë të vetmit teologë shqiptarë që
kanë përdhosur xhaminë, që kanë njollosur dinjitetin e teologut, që karrierën e
vet e kanë përfunduar me veprime antiislame, antifetare dhe antinjerëzore.
Njëri i akuzuar për amoralitet e tjetri për imoralitet. Mulla Sula nuk ka
mundur të gjejë qoftë edhe një gazetar më të dobët shqiptar për tia rrëfyer të
vërtetën e vet, sepse tashmë atij askush nuk i beson dhe, shkon dhe e manipulon
njeriun fjala e të cilit është po ajo e rezilit!
Mulla Sula ia paska
dhënë një megaintervistë Zekerija Idrizit të poshtëruar deri në palcë të
shpirtit dhe, përmes tij paska polemizuar me megaintervistën e sekretarit
legjitim të BFI-së së muslimanëve të vendit, H. Afrim ef. Tahirit. Është
absolutisht e pamundshme që të polimizohet me megaintervistën e efendi Tahirit
me titull Bashkësinë Fetare Islame e pret një epokë e re, është e pamundur,
absolutisht e pamundur që të mohohet qoftë vetëm një fjali nga ajo që është
thënë aty. Ky libër, i lexuar nga mijëra lexues, nga shumë diplomatë e
politikanë të vendit, tashmë të gjithëve ua ka krijuar një pasqyrë të qartë mbi
BFI-në e Mulla Sulës, e ka lakurëqisuar tërësisht karakterin e Mulla Sulës dhe të
bandës së tij.
Megaintervista e Mulla
Sulës qenka titulluar me Tradhëtia me profil dhelpre, ndërkohë që paska edhe
një parathënie të autorit-rezilit Zhvillimet fetaro-islame dhe kombëtare në
Maqedoni mbajnë emrin e H. Sulejman ef. Rexhepit!!! Tradhëtisë mund tia
përshkruajë profilin vetëm ai që e njeh tradhëtinë, që e shikon në sy, që
merret me tradhëtinë, që e ka në gjak tradhëtinë. Kurse titulli i
megaintervistës së H. Afrim ef. Tahirit lë të nënkuptosh se i intervistuari
ofron zgjidhje konkrete, ofron program dhe platformë konkrete për tejkalimin e
situatës shumë të nderë në të cilën është katandisur BFI-ja e muslimanëve të
vendit e uzurpuar prej Mulla Sulës. Efendi Afrimi e lakuriqëson gënjeshtrën e
Mulla Sulës, e nxjerr në pah veprimin antiislam e antikombëtar të tij, flet për
veprimet e ulëta dhe të çmendura të Mulla Sulës, thjesht, dëshmon se të gjitha
tradhëtitë fetare e kombëtare në Maqedoni mbajnë emrin e Mulla Sulës. Ndryshe
si mund të shpjegohet që, Mulla Sula është i vetmi njeri të cilin sapo e
zbërthejnë shokët, e braktisin, ikin prej tij duke e nxjerrë cupllak në publik.
Është i vetmi njeri që duke i tradhëtuar shokë dhe projektet ka ngelur pa
shokë. Është i vetmi njeri që më së shumti i kanë ikur shokët! Sepse është
njeri i rrezikshëm! Për ta mohuar këtë të vërtetë, ai herë pas herë mundohet që
me urdhëra të egra ti tubojë rreth sofrës apo tryezës shokët dhe
bashkëpunëtorët që i kanë ngellur dhe, duke e shkoqur mishin me paratë e
muslimanëve, përpiqet të dëshmojë se është plot me shokë. Mulla Sula është
prototip i atij personazhi të këngës sa pata qura e qurana, pata miq e
jarana!
Pas mijëra leximeve që
i janë bërë megaintervistës së H. Afrim ef. Tahirit, po aq mijëra persona e
kanë kuptuar të vërtetën duke ia zënë frymën kopallave të Mulla Sulës
gjithandej ku të munden. Sepse, e vërteta është si uji: gjithnjë i gjenë
plasaritjet dhe shpërthen, duke rrëmbyer përpara çdo gënjeshtër e gënjeshtar.
Jo një herë H. Afrim
ef. Tahiri ka kërkuar prej Mulla Sulës ballaqim të së vërtetës së vetme, ka
kërkuar debat publik. Le të zgjedhë ku të dojë Mulla Sula, në cilindo
televizor, në cilindo xhami, në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Islame, në
Medrese, në Konakun e tij, ku të dojë ai. Efendi Tahiri nuk do të flasë fare,
do ta lë Mulla Sulën që ta demantojë qoftë vetëm një fakt nga ato qindra fakte
të botuara në megaintervistën Bashkësinë Fetare Islame e pret një epokë e re!
Natyrisht, Mulla Sulën
e tmerrojnë të vërtetat e H. Arim ef. Tahirit, prandaj edhe i bëhet sikur të
ulet në prush sa herë që efendi Tahiri del në ndonjë media. Ai tmerrohet nga të
vërtetat që i thotë efeni Tahiri. Për më keq, ai po tmerrohet nga shtimi
i opinionit që e pranojnë të vërtetën e Afrim Tahirit e cila gjithnjë e më
shumë po e shton urrejtjen kundër shkatërraqit, Mulla Sulës.
Ne, të Nismës për
Reforma në BFI jemi thellësisht të bindur se Mulla Sula, shumë shpejt, këto të
vërteta do ti dëgjojë në bankën e akuzës, para organeve të drejtësisë, ku nuk
do të jetë në gjendje për ta mohuar qoftë vetëm një. Është shumë lehtë që të manipuloshë
me paratë e muslimanëve dhe me autoritetin e degraduar të Rijasetit, duke u
munduar që ta relativizojë të vërtetën absolute të efendi Tahirit për sa i përket karakterit dhe veprimtarisë së Mulla
Sulës.
Mulla Sula, për
momentin, të vetmin aktivitet që po e zhvillon është krijimi i një qerthulli
individësh që do ta mbështesin hë për hë, por që do të turpërohen shumë rëndë
kur do ta kuptojnë të vërtetën mbi liderin e tyre. Nuk është e largët kjo ditë.
Mund të ndodh që më shpejt të përballet me të vërtetën se sa ti lexohet
paçavura e tij e arnuar prej edepsëzit! Nuk thonë kot: edepsëzi mund ti bëhet
shok vetëm dinsëzit.
(Autoi është anëtar i
Nismës për Reforma në BFI të RM-së)
No comments: