Zëvendëskryeministri dhe ministri për punë të jashtme Nikolla Popovski në një intervistë për mediat kroate deklaroi se kriza politike po e stagnon zhvillimin ekonomik në vend, si dhe shprehu dyshimin se në çfarë forme do të formohet qeveria e re dhe se a do të vendoset për zgjedhje të reja.
“Me siguri dimensioni ekonomik është edhe motivi më i lartë për stabilizim më të shpejtë. Kriza politike me siguri e ngadalëson rritjen ekonomike që edhe më parë ka qenë mes më të mirëve në rajon akoma mbetet mirë, por me siguri shumë më mirë do të ishte derisa të përfundojë kriza politike. Një pjesë, do të kisha thënë, pjesa kryesore e përfundimit së krizës është aplikimi i zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit dhe kjo është një parakusht nga marrëveshja politike të cilën e kemi arritur në vend. Këtë moment është e vështirë të parashikohet kur dhe në çfarë forme do të formohet qeveria dhe se a do të vendoset për zgjedhje të reja, por praktika na tregon se më mirë është kur ka qeveri me mandat politik, e cila mund të sjellë vendime dhe në bazë të vendimeve vendosni sa është e suksesshme”, deklaroi Popovski.
No comments: