Rijaseti i Serbisë zhvillon politikën që të gjitha organizmat fetarë islam që funksionojnë në "territorin e Serbisë" dhe, sipas kësaj logjike edhe ato të Kosovës, duhet të përfshihen nën ombrellën e këtij Rijaseti serb! Dhe këtë politikë shkon dhe e legjitimon Mulla Sula. Rezillëqet e këtij farë mulla nuk kanë të sosur! Sa turp!
Nga Vehbi Maliqi-Lesbalia
Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, gjithnjë e më shumë po defaktorizohet, si në vend ashtu edhe në rajon, si nga institucionet dhe subjketet e ndryshme të vendit ashtu edhe nga subjektet ndërkombëtarë. Nëse gjatë vitit 2014 në zyren e tij janë reslizuar mbi 20 takime nga përfaqësues të ndryshëm të korit diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare, pas informacionit në raportin amerikan të Stejt Departamentit se Mulla Sula po i shet vizat e haxhit, dhe pas përhapjes së informacionit të saktë se Mulla Sula inçizon çdo bisedë që zhvillohet në kabinetin e tij, ky Institucion në vitin 2015 u bojkotua tërësisht, me vetëm 3-4 vizita jo aq të rëndësishme, ndërkohë që, pas lajmit të CNN-it amerikan se Sulejman Rexhepi e bën po atë jetë lluksoze si të liderit të ISIS-it, Al Bagdadi, BFI-ja në vitin 2016 shënoi po aq vizita sa në vitin paraprak, me atë që pati edhe një vizitë shumë të rëndësishme nga ana e ambasadorit rus! I vetëdijshëm nga ky injorim total, Mulla Sulës i shkoi në mend që ta bëj një hile, të nis me "manifestimin Bakllava e Bajramit", për nderë të vizitave që i bëheshin më parë në seli, me qëllim që të tërheq sa më shumë faktorë të vendit dhe ndërkombëtar, sepse tashmë bojkoti total kishte arritur kulmin. Ç'është e vërteta, në sallën e Hotel Aleksandar Palas, vërehen lloj-lloj personalitetesh që i përgjigjen ftesës për të përcjellë urime të përbashkëta me rasin e Bajrameve. Dhe, dinaku Mulla Sula, mendon se kjo fotografi do të flasë se ai nuk bojkotohet! Të gjitha subjektet, sidomos ata ndërkombëtarë, me prezencën e tyre në "Baklava e Bajramit" në fakt përcjellin mesazhin se e respektojnë Institucionin e BFI-së dhe për hirë të këtij subjekti vijnë në atë "manifestim" dhe jo se kanë plasur t'ia shohin sytë Mulla Sulës, i cili, pa dyshim që në atë sallë nuk do të mund të kurdisë çimka e kamera pë të incizuar takime e biseda siç i bënte në zyren e vet të uzurpuar. Izolimi i fundit i tij u bë edhe nga ana e Ambasadës Iraniane si dhe nga Ambasada e Kosovës, të cilat nuk e ftuan që të marrë pjesë në shënimin e Ditës Nacionale dhe Shtetërore të shteteve respektive. Megjithatë, në Ambasadën e Kosovës vërtetojën se Sulejman Rexhepi ka pasur ftesë që të marrë pjesë në koktejin e shtruar nga ana e ambasadorit të Kosovës për 9 vjetorin e Pavarësimit të Kosovës por që nuk i dinë arsyet se pse nuk i është përgjigjur Mulla Sula kësaj ftese. Kuluareve flitet se Mulla Sula e bojkoton ambasadorin kosovar sepse ky nuk e ka propozuar që të dekorohet nga ana e Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi! Mulla Sula si duket po harron se nuk i ka fajet Ambasadori Hysa por "fajet i ka" shërbimi intelegjent i Kosovës i cili e njeh fort mirë Mulla Sulën dhe i cili mbanë llogari që mos të turpurohet Kryetari i Shtetit. Tashmë katërcipërisht është vërtetuar se Mulla Sula është një dekoratoman i papërmirësueshëm. Është në gjendje që të bëj ç'mos vetëm ta marrë një dekoratë, qoftë kjo edhe prej ndonjë bashkësie lokale apo prej ndonjë zyre vendi. Nuk është me rëndësi kush ia jep, me rëndësi është që ta marrë një dekoratë. Nëse nuk e merr vetë ka qejf që t'i inkurajojë të tjerët që marrin dekorata! Kjo ishte edhe arsyeja se pse këto ditë, Mulla Sula e vizitoi myftiun e Preshevës Nexhmedin ef. Saqipin, i cili, 3-4 ditë më parë, gjegjësisht më 15 shkurt, për hirë të Ditës së Serbisë, u dekorua nga ana e shovenistit dhe racistit të verbuar, presientit serb, Tomisllav Nikoliqit, të cilin e bojkoton tërë bashkësia ndërkombëtare. Nikoliqi i cili është në gjendje që të jap urdhër ta bëjë shkrumb e hi Luginën e Preshevës me të gjithë shqiptarët që janë aty, Nikoliqi i cili një javë më parë kishte kërkuar që ta rimarrë Kosovën, që të futet në luftë dhe t'i djeg të gjithë shqiptarët, i paskësh plasur shpirti që ta dekorojë një shqiptar!? Shqiptari normal nuk ia merr as një "selam" Tomisllav Nikoliqit, ia kthen mbrapsht. Si duket Mulla Sula këtë dekoratë të presidentit serb e përjetoi sikur ta kishte marrur vetë prandaj edhe me ekipin "treshi përsheshi" por edhe me regjisorin e këtij takimi, kryehajnin Mustafa Dautin, ikin me vrap në Preshevë për ta takuar dhe për ta uruar efendi Saqipin. Megjithatë, kjo vizitë e Luginës së Preshevës shërben vetëm si trampolinë për t'u katapultuar në Beograd, në qytetin e presidentit racist që shpërndanë dekorata për "shqiptarët myslimanë", helbet e mos i ka ngelur edhe ndonjë për Mulla Sulën! A e di Mulla Sula se Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet të pavaru? A e di Mulla Sula se asnjë nga Institucionet shetërore apo shoqërore të Serbisë nuk pranojnë kurrfarë Institucioni shtetëror e shoqëror të Kosovës. Pra, rrjedhimisht, as Rijaseti i Serbisë nuk guxon ta pranojë Bashksinë Islame të Kosovës! Rijaseti i Serbisë zhvillon politikën që të gjitha organizmat fetarë islam që funksionojnë në "territorin e Serbisë" dhe, sipas kësaj logjike edhe ato të Kosovës, duhet të përfshihen nën ombrellën e këtij Rijaseti serb! Dhe këtë politikë shkon dhe e legjitimon Mulla Sula! Ka rrjedhur ky apo jo? Në Bashkësinë Islame të Kosovës thonë që kjo lëvizje e Mulla Sulës vjen si kundërpërgjigje ndaj kryetarit të BIK-ut, Naim ef. Tërnavës, i cili kohë më parë i ka kërkuar raport finansiar për shpërndarjen e parave të grumbulluara në Kosovë për vëllezërit myslimanë të Hasanbegut! E pra, ky është Mulla Sula, i cili fare nuk e ka dert që të angazhohet që "për inat të resë t'i vdesë djali"! Se do të pjellë një mi nga kjo vizitë kjo nuk ka dyshim, sepse, Mulla Sula nuk e bën as hapin më të vogël nëse nuk ka interes personal, kurse për këtë inters, si kamuflazh, gjithnjë e përdor "lavatriçen e pisllëqeve" të tij, kryehajnin Mustafa Dauti./sotinfo/
No comments: