Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Delegacioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i kryesuar nga ministri Pishtar Lutfiu, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Teknologjitë e reja në arsim” (New Technologies in Education), organizuar nga ana e British Council 9-11 Shkurt 2017 në Beograd.
Siç citohet në njoftimin zyrtar, në këtë eveniment tani më tradicional të organizuar për herë të katërt, e në të cilën marrin pjesë të gjithë ministrat e rajonit, u diskutua mbi trendet dhe të arriturat më të reja të teknologjisë në arsim, në të gjitha nivelet, si dhe u shkëmbyen përvojat në këtë sferë nga shumë vende të zhvilluara dhe politikat reformuese arsimore të shteteve.
Në kuadër të Konferencës “Teknologjitë e reja në arsim” u organizua edhe Panair i të arriturave në sferën e IT teknologjisë, ku morën pjesë mbi 50 kompani të teknologjisë informatike dhe institucione arsimore me ekspozimet praktike të të arriturave më të reja në këtë drejtim, në rajon e më gjerë.
Në kuadër të Konferencës, Ministri Lutfiu kishte edhe një takim të rëndësishëm me Drejtoreshën e edukimit dhe shkencës në British Council Jo Beall, ku mes të tjerash u diskutua për mundësinë e një evenimenti të tillë edhe në Maqedoni.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top