“Kanë kaluar shum vite nga lufta e 2001-shit ka përfunduar çështja e ligjit për ish pjestarët e UÇK-së, sepse janë punësuar të gjithë, dhe kanë mbetur pa u punësuar veç ata që s’duan punësim”! në RRUGA DREJT, ALSAT-M tha Nazmi Beqiri-BDI!
Azbi Nuredini
Tash pas 15 viteve të përfundimit të konfliktit po del publikisht se miratimin e ligjit për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së 2001-shit e kanë penguar vet ”krahu I luftës” BDI-ja ?! Zotri Nazmi Beqiri, turp i pafalshëm është si një ish pjestar i 2001-shit të deklarosh se nuk ka nevojë për ligj për të rënët, invalidët dhe veteranët e konfliktit të 2001-shit se janë punësuar të gjithë ish ushtarët e UÇK-së, kjo deklaratë është tmerrsisht e turpshme! E vërteta për gjendjen e fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së është shumë më e hidhur, fëmijët e dëshmorëve janë lënë në harresë pa mbrojtje ligjore, invalidët janë poashtu në mëshirën e Zotit pa mbrojtje ligjore ndërsa shumicën dërrmuese të ish ushtarëve i latë pa punë dhe i detyruat të ikin rrugëve të evropës për të zgjidh çështjen egzistenciale, ndërsa një pjesë tjetër e futët nëpër burgjet e Maqedonisë dhe pjesën tjetër i vratë! Ju jeni në qeveri për 14 vite dhe lejoni që nga buxheti i shtetit që mbushet edhe me paratë e shqiptarëve të financohen ata që luftuan me pushkë dhe vranë civilë të pafajshëm vetëm pse ishin Shqiptarë! Nazmi Beqiri-BDI, po i lëmoni shtypësit, shkelësit e kushtetutës për ndryshimin e të cilës u desh të derdhet gjak sepse ata nuk pranonin ndryshimin e saj me dialog, dhe ju tash jo vetëm që po e shkelni kushtetutën bashkë me ta por ju po shkelni edhe mbi gjakun e dëshmorëve! PSE? Për një çështje tjetër të ju vijë turp, nëse ju ka mbet fytyrë për turp?! E ajo është se ju miratuat ligjin për BRANITELLAT Maqedonas, BRANITELLAT janë punësuar nga qeveria juaj, dhe i shfrytëzojnë benificionet financiare nga ligji që ju e miratuat ose e latë në fuqi dhe e zbatoni, fëmijët e BRANITELLAVE të vrarë dhe fëmijët e invalidëve të tyre nga konflikti i 2001-shit kanë të siguruar me ligjin e BRANITELLAVE banesa, mjekim falas, shkollim falas dhe shumë benifite tjera nga buxheti i shtetit të përbashkët. Krejt kjo mund të ishte e lejueshme, në përputhje edhe me Kushtetutën sipas Nenit 9 ku garantohet barabarsia e gjithë qytetarëve të këtij shteti vetëm edhe me miratimin e ligjit për ish pjestarët e UÇK-së, sepse nga konflikti me ne atyre ju buron ajo e drejtë ligjore e miratuar nga ju, dhe kur arrihet marrveshje ose përfshihen dy palët me një të drejtë ligjore ose asnjëra! Ju lejuat që vrasësit e civilëve Shqiptarë dhe vrasësit e ish ushtarëve të UÇK-së të kenë ligj dhe e plotësuat tre herë atë që tua shtoni benificionet financiare sepse ju dukën që i kanë pak! Unë që po merrem me afirmimin e kësaj çështje e lënë nga politikanët me qëllim në haresë, jam i vetdijshëm plotësisht se është një çështje jashtzakonisht e ndyshme për shtetin maqedonas, dhe se mund të kem pasoja shum dimenzionale personale dhe familjare por nuk do të ndalem të merrem me këtë çështje deri në zgjidhjen e saj pamvarsisht çmimit që paguaj dhe mund të paguaj në të ardhmen sepse deri sa nuk miratohet ligji për ish pjestarët e UÇK-së, ky shtet do të ketë kriza politike të një pasnjëshme, sepse Kushtetuta ZBATOHET ose SHKEKLET, tjetër rrugë nuk ka. Prandaj shfrytzoj rastin t’iu bej thirrje gjith ish pjestarëve të UÇK-së pamvarsisht se ku gjinden ata, në subjekt politik ose jo, të punësuar ose jo, gjith mediave,profesorëve univerzitar,si dhe gjithë politikbërësve të këtij shteti qe te angazhohen për miratimin e këtij ligji sepse kjo e ndërpret shkeljen e kushteetutës, dhe siguron barabarsi etnike për gjith qytetarët.
No comments: