Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Analisti politik, Xhelal Neziri shkruan se BDI-ja kohët e fundit po sillet pa kontroll, pasi që e ka marr lajmin se prindërit nuk po e lejojnë të martohet me të dashurën e tij, por se po e fejojnë me dikë tjetër.
“Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, BDI bën një PR (marketing politik) që nuk do t’i sjellë rritje rejtingu, por përkundrazi – do ta fundosë edhe më shumë. Tendenca për të luajtur destruktivin politik mund të shërbejë vetëm për të kënaqur egon e dy-tre personave të prekur nga përgjimet, por assesi të perceptohet si e mirë e përgjithshme. Nëse kësaj i shtohen tekstet me tituj arrogance të vonuar, që u shpërndahen të ëeb-faqeve të cilave publiku nuk u beson as kur postojnë prognozat e motit, atëherë në sytë e opinionit BDI del si një adoleshent që then çfarëdo para tij e flet pa kontroll pasi ka marrë lajmin se prindërit nuk e lejojnë të martohet me të dashurën e tij, por se e fejojnë me një tjetër.
Për të pamundësuar këtë “fejesë”, BDI tenton të gjejë asi kushtesh që nuk do të jenë të pranueshme për “të fejuarën” por njëkohësisht nuk do të hidhërojnë prindërit.
Një lojë jo e pjekur politike që do t’i sjellë dëm të madh fillimisht kësaj partie!”, shkroi Xhelal Neziri në llogarinë e tij në Facebook.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top