Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

SERMET SULEJMANI
Kishte vite që ushtari i Mirë Hashep Gazepi po shante me të madhe të gjitë ata që po e përkrahnin partinë në pushtet, andaj shante ç’t’i vinte në gojë. E bënte këtë që nga koha kur ishte tradhëtuar nga komandantët e tij të luftës, të cilët ishin pasuruar si shumë dhe s’po ia dinin më për ish-ushtarët e tyre që dikur mbanin vijën e parë të frontit, te Bunari i Behës. Ishte bërë tym, prandaj nuk zgjidhte as vendin e as kuvendin kur i shante saherë i përmendej fjala ‘’komandant’’. Çdo herë kur i shihte rrugës, “ata të dhjamosurit’’ e pasluftës, bëhej nervoz e s’i linte pa i bërë rezil e ‘’karashma’’. E fëlliqi gojën si shumë, sa një ditë u nxeh si shumë kur mori vesh se bashkëluftëtarët e tij kishin pranuar të shkonin në Reçicë të Vogël që të gradoheshin me nga një mirënjohje veterani lufte!… Atë ditë, Hashepi s’e ndali llaçkën deri sa u lodh, ngaqë kishte marrë vesh se ata përsëri ua kishin dhënë votën Shabanit, plotë dhjetë deputeti. Shau:”Uf me rob shp…! Një mëngjes, në kafenenë “Mos m’i prek mustaqet”, aty ku pihet makiato me tamël buallice, Hashepi kishte vendosur të bëhej prelud i lajmeve të reja, po nxitonte t’i takonte shokët, e huqi derën e kafiterisë e mezi e gjeti. Nga sëkëlldija po i dilte avulli. E pashë me një vrimë syri kur futi kokën e tij të thatë prej ashkële tek dera, dhe, fët e fët, me sy prej vigjilenti, e lokalizoi vendndodhjen tonë. Pa një pa dy, u nis drejt nesh i shoqëruar nga tymi i cigares kaçak ”hotle” nga i cili, u krijua një shtëllungë e madhe tymi, si të na e sillte me vete tërë tymin e Jugohromit. – Opa, erdhi! – tha kokulur, Hundspeci. – Kush? – Komandant Podrumi, de… Ai që i përvetësoi tëra mallet dhe fushat e komunës së Likovës!… Ouu, po ky është Ushtari Hashep Gazepi, ore kokëbanane! Ata të podrumeve s’hyjnë në kafenetë e fukarenjve… – Ou, po pse?… – Më në fund ju gjeta! – zëri i tij kumboi si top Stambolli. – Mirëmëngjesi, Gazep! – u përpoqa ta ndërpres, por papritmas ma drejtoi gishtin tregues tek hunda, e ma zbrazi tërë mllefin që kishte sjellur me vete: – S’e kam emrin Gazep, more torollak, po Hashep, more vesht ti?! Ha-ha-shep… qartë?’’ – Qa… qa… qartë – ia ktheva me të dridhur të zërit. – ‘’Mjaft më me këto shakatë e pakripura… Shkojeni veten, keni mbetur pa asnjë metelik në xhep e prisni t’ua paguajnë kafenë, kurse ata shokët tuaj ua morën përsëri votat e po shetiten me Mercedesa!… E më thokan ‘’mirëmëngjes’’?! E, ç’të mirë na paska zbardhur ky sabah?!… Edhe e zgjatkan, “mirëmëngjes-in”?! Hëm… a s’mundesh ta thoje më shkurtë… ‘’gjes, gjes’’! Të ‘’trembur’’ nga piskama e Ushtarit të Mirë, të tre shokët kërcyem në këmbë sikur para ndonjë urdhëri ushtarak. Thirrëm tre here, ‘’Gjes, ‘gjes, ‘gjes”! – ‘’Aaa-sh-tu pra…! He-heee… kështu, po. Shuu-më, bukur’’! Njëzëri thirrëm: – I shërbejmë atdheut, – e përsëritëm frazën me kokën lart si ushtarët para oficerit. –’’Po të kisha pasur pak pushtet, do t’ua tregoja qejfin… do t’ua shkurtoja të gjithë ato fjalët e tepërta të gjuhës shqipe e do t’i lejoja vetëm gjysmën e tyre. S’kemi nevojë për këto budallallëqe gramatikore kur para nesh kemi punë me ‘’tradhëtarët’’ që e shitën luftën për kolltuqe ministrore… Pu… pu… pu, përsëri i votuat këta maskarenjë!’’ – Ama ne… – ‘’S’ka ‘ama’… A morët vesh?! Thoni, – “morëm’’?! – Morëm, si urdhëroni, sho… sho… shoku… – ‘’Çë-çë-çfarëëë?! Po, ç’është kjo,‘’shok’’, ore enverist?! Edhe ju qenkeni si ata… marksistë- leninistët?!’’ – Po… jo, jo, joooo, unë… neve…mesela, zoti Gazep… – ‘’Oooo, po një qind herë të kam thënë, s’e kam emrin Gazep, po Hashep… Tibi-stakfurllah’’!… – Më fal… deshta të të them që unë s’jam dhe s’kam qenë kurrë ko-ko-ko…munist. Bile, gjyshja ime… me çikën e dajës së Agës Sulë… ka qenë… shoqe e ngushtë me çikën e hallës së… – ‘’Mbylle, idiot!… Të njoh unë mirë ty, more bolshevik…! – u hodh në këmbë si një pehlivan Studeniçani dhe filloi të na komandojë: ‘’Ga-ti-tuuu’’! ‘’Dja-th-tas’’!… ‘’Pa-ra…marsh’’! ‘’Të burgosen të gjithë ata që e kanë votuar BDI-në dhe që kanë keqpërdorur emrin e ushtrisë tonë të lavdishme…’’ Pa mendur shumë për situatën e krijuar, të shastisur u ngritëm në këmbë, sakaq Hashep vazhdoi me komandën e tij, ‘’dre-j-timi… ma-j-taas!’’… Ne si tri kufoma të mumizuara u ishim drejtuar derës, kur…. – Po, po, prit pak, ore Hashep, se… po ç’ke kështu…na bëre tarlabuç?! – ‘’Tarllabuç?! Tarllabuç the, more kokëmushkë me kapuç?! Ju kujtoni se unë jam nga ata komandantët e podrumit, a?! Si ata që e shitën luftën dhe idealet tona për t’u pasuruar dhe e lanë një pjesë të atdheut të lëngojë në robëri!… Ani, tani e quakan ‘’çelës’’ për formimin e qeverisë? Hëm… ore kalemxhij…tani pse nuk shkruan për malet dhe fushat e uzurpuara që nga Nikushtaku e deri në Llojan? A? Kujton ti se… me shkrime dhe poezi u bëka Shqipëria!? Ua dhjevsha poezitë me gjithë librat tuaja kur ushtarët e vërtetë na i vranë, kurse ju përsëri i votuat!’’… – Po prit, o Hashep se… na bëre rezil e ne s’e kemi… Po ky Shabani ‘’me çelës’’ duhet të na heq nga llaçi?… Tani e ka ‘’penallti’’ me këta dhjetë deputetë, e bënë Shipni… – ‘’Kush-kush e bënë Shipni?! O torollak… nga ai ”Janus” që gjysmën e ushtarëve i la rrugëve e gjysmën ia vranë… e ti akoma merresh… Ai të na i bëjë Shipninë?! Ai!? Si the, ‘’llaçi’’? E pse po i thua lloçit – llaç? Shiko-shiko ti njëherë, ‘’kalemxhiun’’!… – Ore Hashep, po ç’kemi ne me këta ‘’komandantët e dhjamosur’’?! Fundja, edhe e kanë merituar… kanë luftuar… mjaft kanë hequr… nuk hahet vetëm speca e gjizë… Pastaj, edhe këta që e votuan Zajevin, kishin të drejtë… Kështu po thonë…këta anal… analistët. – ‘’Ptuuuf… po që je bë budalla, si ata, si i quajte ti… ‘’banalistë’’ e analistë? Hahaha… Po, ç’analistë e banalistë janë ata që ftuan popullin e tyre të votojnë për ‘’shkaun më të mirë’’? -E ç’të bëjë populli i ngratë? E pe ç’i bënë që nga lufta? Njësoj u bë, a votove për tanët apo… – ‘’Amani ore, po si qenka njësoj? Jaa, ju ‘’kalemxhinjtë’’ jeni njësoj, prapanicën e keni kaq, naaa! Paj… hedhi një sy këtyre ‘tanëve’ që para luftës s’kishin as frigoriferë dhe as gjizë në të, kurse sot janë pronarë tokash e malesh pa kufi. Po lëre këtë, na mbajkan edhe samite për kërkesat e shqiptarëve?! Herë me Ramën e herë me Hashimin. Na vranë e na gënjyeun, kurse ne përsëri me vota, – i shpërblyem!…

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top