Prapa dyerve të mbyllura për opinion do të mbahet seanca e sotme për rastin “Kumanova”, njofton agjencia e lajmeve INA.
37 të akuzuar, po gjykohen për rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.
Dy vitre më parë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.
Kjo është seanca e parë për vitin 2017 dhe do të mbahet pas dyerve të mbyllura pasi do të shfaqen fakte të fshehura nga publiku.(INA)
No comments: