Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me ndaljen e hyrjes së trenit “Kosova është Serbi” nga Serbia në territorin e Kosovës, nga autoritetet kosovare duke e quajtur këtë veprim “marrëzi nga Serbia”.
Në një postim të tij në Facebook, Rama i është përgjigjur një komentuesi me emrin Enver pasi e kishte pyetur lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se serbët mund të vijnë në Kosovë vetëm si turistë, por “kurrën e kurrës si zot të vendit”.
“O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavise e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! Serbia do ta vuaje atë te shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera – herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do të vijnë një dite po si zot te vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës😀 Keto lojrat me trena e me aeroplana jane manovra politike, per hesape politike, po hesapi i lirise e pavaresise se Kosoves eshte kry Enver”, ishte përgjigja e Ramës. 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top