Partia Demokratike Shqiptare ka mbledhur kryesinë qendrore për të diskutuar përgatitjet rreth thirrjes së kuvendit qendror dhe mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së Menduh Thaçit nga kreu i partisë. Pak para nisjes së mbledhjes, PDSH platformën e përbashkët të partive shqiptare si dhe ndryshimin e qëndrimeve të BDI-së i ka quajtur folklor politik. Ndërkohë reagimin e VMRO-DPMNE-së se nuk pranon të negociojë për shqipen dhe Prokurorinë Special, PDSH-ja e ka quajtur lojë politike mes VMRO-së dhe BDI-së.
Ajo që shohim që po ndodh këto ditë sa i përket deklaratës së përbashkët të partive shqiptare për fat të keq më duhet të them se kjo deklaratë e përbashkët për çdo ditë tkurr kërkesat që ishin në atë deklaratë dhe ne kemi frikë se çdo ditë që vjen në fund do del se partitë nënshkruese të kësaj deklarate do thonë që i kanë hy në hak VMRO-së dhe në fund do kërkojnë ë që këtë deklaratë ta mbushin me pika shtesë nga programe dhe platforma e VMRO-së të cilën do zotohen ta realizojnë. Sa i përket reagimit të VMRO-së ne mendojmë se është lojë e kamotshme që luajnë këta dy parti, VMRO dhe BDI – deklaroi Bekim Fazliu, PDSH.
No comments: