Bashkëpunëtori kryesor i Ali Ahmetit, Shaban Memedi, një mjek nga Tetova merr nga tre rroga në muaj, ndërsa ish luftëtarët e UÇK-së mezi mund të ngopen me buk për shkak të varfërisë, transmeton lajmpress.
Jo zyrtarisht mësohet se mjeku Shaban Memedi i cili është drejtor dhe kuadër i BDI-së merr 3 rroga në muaj të cilët janë mbi 2000 euro. Memedi punon në 3 vende të punës dhe nuk dihet se si i menaxhon të gjitha këto angazhime. Në njërën anë është drejtor i institutit për shëndet publik ku merr një rrog mujore mbi 1 mijë euro.
Por Memedi këtu nuk ndalet dhe si duket këto para nuk i mjaftojnë por ai punon edhe si kirurg i fëmijëve në klinikën shtetërore për fëmij në Shkup. Ende është e paqartë se si është e mundur që Shaban Memedi nga njëra anë të jetë drejtor i një instituti e nga ana tjetër të bënë operacione në klinikën për fëmij në Shkup me rrogë mujore mbi 800 euro. Memedin mund ta gjeni në çdo kohë si kirurg i fëmijëve edhe në internet për të rezervuar termin tek ai. Bëhet fjalë për aplikacionin online “moj termin”.
Ndërsa Memedi është i angazhuar edhe në komisionin e shkallës së dytë në fondin e shëndetësis. Këto tre rroga duhet urgjentisht të rishqyrtohen nga komisioni për parandalimin e korrupcionit për shkak se bëhet fjalë për konflikt interesi. Jo zyrtarisht mësohet se memedi gjatë ushtrimit të këtyre posteve ka bërë pasuri të madhe marramendëse.
No comments: