Komuna e Studeniçanit është mobilizuar maksimalishtë në pastrimin e rrugëve lokale nga bora. NPK Studeniçani dhe dy ndërmarje private jan të angazhuara për pastrimin e rrugeve, poashtu komuna ka siguruar edhe krypë në sasi të mjaftueshme.
“Dje, sot dhe gjatë orëve të mbrëmjes kanë vazhduar aktivitetet dhe deri më tani janë pastruar rrugët në: Studeniçan, Batincë, Moranë, Draçevicë, Osinçan, Ellovë, Markov Manastir, Cvetovë, Koliçan i poshtëm.
Po vazhdojmë me pastrimin e rrugëve për fshatin Maja e zezë, Koliçan i epërm, Uji i kuq, Alldincë, Pagarushë, Vërtekicë dhe Gaber.
Nga dita e nesërme do të na vijnë në ndihmë edhe dy makina nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Kemi shpresë se gjatë ditës së nesërme të gjitha vendbanimet e Komunës së Studeniçanit do të jenë të kalueshme.
Lusim qytetarët e vendbanimeve të malësisë që të kenë durim dhe të jenë në kontaktë me shtabin e emergjencës pran komunës tonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Studeniçanit. (INA)

No comments: