Po flitet se u
kapën mbi 30 mij letërnjoftime të falsifikuara. Një vit më parë opinionin i
vendit u skandalizua nga afera e falsifikimit të pasaportave biometrikë,
Atëherë, flitej se shërbimet e huaja në këtë falsifikim po e ndërlidhnin edhe
Bshkësinë Fetare Islame të RM-së. Qytetarët e Turqisë duhej të shkonin në haxh
Nga Mathew
Davis
Këto ditë opinioni i gjërë i vendit
u skandalizua me një aferë e cila, për më tepër, flet për “vdekjen klinike” të institucioneve kyçe të shtetit. Afera nxori
në dritë ekzistimin e hiç më pak se 30 mij letërnjoftimeve të falsifikuara e që
janë përdorur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Tashmë institucionet përkatëse
shtetërore disponojnë me një numër të konsiderueshëm të këtyre letërnjoftimeve
dhe, pas analizës përkatëse që do t’ju bëhet, do të duhej që urgjentisht të
dalin me të dhëna konkrete. Ajo që tashmë dihet është fakti që, në këtë aferë, është
përdorur baza e të dhënave të MPB-së kurse në këtë projekt sekret kanë marrur
pjesë edhe funksionerë të lartë të kësaj Ministrie.
Çuditërsht, edhe përfaqësuesit e partisë maqeonase që udhëheq me pushtetin kërkon
nga ministri aktual i policisë Oliver Spasovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së,
që sa më parë ta zbardhë këtë aferë dhe t’i nxjer para drjtësisë të gjithë keqbërësit.
Kësisoj, që të dy partitë u gjendën si të shokuar nga kjo aferë, kurse VMRO me
insistimin e saj që të zbardhet kjo aferë, sikur dëshiron
të mbjell një bindje në opinion se, ky falsifikim i tëri është i njrëzve të
LSDM-së.
Megjithatë, opinion i vendit, hiç më larg se një vit më
parë, pati rastin të tronditet edhe nga një aferë, edhe më të rnadhe, e cila
preku shumë keq po këtë ministri si dhe pushtetin aktual. Në mediat e Shkupit u
publikua një videomaterial që tregonte se si në një ambient të mbyllur
shtypeshin pasaporta biometrike false.
Vendi ku po shtypeshin pasaportat ishte shtëpi private
apo apartament. Një person i panjohur, i cili gjithësesi që ka qenë aktor në këtë
falcifikim, ka xhiruar çdo detaj ku përgatiteshin pasaportat biometrike. Në
tavolina dhe dysheme të lokacionit vëreheshin një numër i madh i pasaportave të
përgatitura, dokumente të tjera, vula dhe firma të MPB-së si dhe materiale
tjera biometrike. Ndërsa gjitha këto përgatiteshin me makinerinë speciale për
pasaporta.
Kurrë nuk u ndriçua ky rast kurse imazhi i institucioneve
gjegjëse si dhe i vetë shtetit u dëmtua rënd. U hesht për vdekje ky falsifikim
i cili pa dyshim që kishte gjeneruar një sasi të konsidrueshme të përfitimeve
material.
Të dhënat e shërbimeve të huaja këtë akt falcifikimi e
konsideronin si vepër e BFI-së në bashkëpunim me njerëz konkretë nga radhët e
BDI-së si dhe të funksionarëve të lartë të MPB-së.
Jo rastësisht kësaj afere i priu edhe raporti i Stej Departamentit Amerikan i cili
fiste për përfitimet e majme të njeriut konkret në BFI nga shitja në vlerë prej 400 eurove të vizave për në Haxh të cilat jepen falas nga
ministria e jashtme arabe.
Shkuarja në Haxh është e limituar, dmth secili shtet e ka
të kufizuar kuotën e dërgimit të myslimanëve për në haxh. Këtë masë ligjore më
së rëndi e përjetojnë qytetarët e Tuqisë të cilët
janë në gjendje të paguajnë majmë vetëm të gjejnë mënyra për të shkuar në Haxh.
Maqedonia ka një dispërputhje të kuotës me numrin real të myslimanëve të
vendit. Dhe, pikërisht kjo kuotë, mbushej me numrin e qytetarëve të Turqisë.
Kusht për marrjen e vizës arabe ishte që qytetari të jetë resident, të ketë një dokument me të cilin do ta dëshmonte
shtetësinë. Dokument më valid se sa pasaporta nuk ka.
Prandaj, jo rastësisht edhe në ato pasaporte që u fotografuan sa për ta
ilustruar dhe vërtetuar lajmin, shiheshin persona me identitet turk. Mbase kjo është
arsyeja që skandali u hesht dhe u harrua shumë shpejt. Turqët u pajisën me
pasaporta false sa për të udhëtuar në Haxh dhe se kjo pasaportë asnjëherë më
nuk mund të përdoret, sepse qytetarët turq në haxh shkojnë vetëm një herë ndërsa
vetë kanë pasaportën turke edhe më të fuqishme se sa atë maqedonase.
Po si mund të harrohen të gjithë ata individë të BFI-së,
funksionarë të BDI-së dhe MPB-së të Jankullovskës , të cilët përfituan para të
majme nga ky akt falsifikimi. Pastaj, gjuha diplomatike këtë akt do ta quante
tradhëti të protokolit, ndërsa gjuha e kodit penal do ta quante vepër e krimit
të organizuar nga institucionet me relevancë të shtetit, akt ky i denjë për “banane
republikat”.
Masat kundër këtij falsifikimi skandaloz nuk do të duhej
të ishin vetëm “izolimi i institucionit” siç po shihet kjo në rastin e BFI-së. Masat morale në rastin konkret do të ishin po
ashtu vepër penale. Falsifikimi do të duhej t’i nxirrte para bankës së akuzës të
gjithë ata që me aq lehtësi i futen përligjjes së vendimeve shtetërore.
No comments: