Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Lideri i VMRO-së,Nikolla Gruevski në një intervistë për gazetën Dnevnik  deklaroi se shqiptarëve në Maqedoni nuk ju duhet dygjuhësia, përcjellë agjencia e lajmeve INA.
“Shqiptarëve në Maqedoni nuk do ju ndihmojë dygjuhësia në gjithë vendin përfshirë edhe në Delçevë e Berovë, atyre do ju ndihmojnë që në 4 vitet e ardhëshme të hapen 100 fabrika të reja dhe punësimi i njerëzve, jeta më e mirë, pensione të rritura, paga, subvencione, ndihmë sociale dhe ndërtimi i infrastrukturës së re”, deklaroi ai.
Ai ka folur edhe për bashkimin e partive shqiptare rreth një platforme të përbashkët.
“Po, përsëri ajo atmosferë si në të kaluarën dhe tash jepet nga mediat dhe personat që çojnë ose i përkasin financimit nga instituti i shoqërisë së hapur, përfshirja e disa politikanëve të jashtëm dhe diplomatëve në storien e njejtë është nga operacioni i kaluar i drejtuar nga një qendër, megjithatë vendimi do jetë i yni, i BDI dhe partive tjera, dhe askush nuk do ketë të drejtë të flasë për tjerët ose të sugjerojë ose të bëj presion sepse vendimi është i yni”, është shprehur Gruevski.
Do të mundohem të bëj qeverinë por jo me çdo kusht, nëse gjithçka shkon sipas rendit dhe kushtetutës në Maqedoni do duhej të bëj qeverinë, nëse thyhen rregullat gjithçka është e mundëshme, kështu ka thënë lideri i VMRO Nikolla Gruevski pas publikimit të platformës nga partitë shqiptare të cilat kanë vënë kusht për plotësimin e saj për koalicion me partitë maqedonase në qeverinë e ardhëshme. 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top