Sipas një sondazhi të kombinuar të kryer në terren, nëpërmjet anketimit, si dhe përmes testimit online, PDSH pritet të marrë 12 deputetë, BDI 10 deputetë, Besa 2 deputetë dhe Aleanca për Shqiptarët 1 deputet. Në analizën e anketës, BDI do të ndëshkohet për sjelljen e saj disfatiste përkrah Gruevskit, ndërkohë që mbështetja ndaj partisë së Menduh Thaçit do të jetë vendimtare për shkak të përkrahjes që së fundmi po merr nga faktori ndërkombëtar si dhe nga oferta ekonomike që ajo u ka paraqitur zgjedhësve
Me anë të një sondazhi të kombinuar, përmes anketimit në terren të zgjedhësve në FYROM si dhe përmes sondimit online, “gazeta 55” sjell për lexuesit e saj testimin e opinionit në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 dhjetorit. Megjithë polemikat e mëdha, situatën tejet të polarizuar në të dyja kombësitë si dhe paqartësitë e konfigurimit të hartës politike pas këtyre zgjedhjeve, sipas sondazhit të kombinuar të 55-s, duket se përsa i përket kampit shqiptar nuk do të ketë shumë dilema: BDI do të ndëshkohet për sjelljen e saj disfatiste përkrah Gruevskit, se Besa s’do të ngjisë si parti e re përfaqësuese dhe se elektorati në masë dërrmuese do të orientohet drejt PDSH-së, si formacioni më i besueshëm për shqiptarët. Ndër pikat kryesore ku verifikohet se mbështetja ndaj partisë së Menduh Thaçit do të jetë vendimtare është përkrahja që së fundmi po merr nga faktori ndërkombëtar si dhe oferta ekonomike që ajo u ka paraqitur zgjedhësve. Sipas sondazhit, PDSH pritet të marrë 12 deputetë, BDI 10 deputetë, Besa 2 deputetë dhe Aleanca për Shqiptarët 1 deputet.
Njësia zgjedhore nr. 1; Numri i deputetëve: PDSH 2, BESA 1, BDI 0, Aleanca për Shqiptarët 0.
Njësia zgjedhore nr. 2; Numri i deputetëve: PDSH 2, BDI 2, BESA 0, Aleanca për Shqiptarët 0.
Njësia zgjedhore nr. 5; Numri i deputetëve: PDSH 1, BDI 1, Aleanca për Shqiptarët 1, BESA0.
Njësia zgjedhore nr. 6; Numri i deputetëve: PDSH 7, BDI 7, BESA 1, Aleanca për Shqiptarët 0.
Për cilën parti politike do të votoni më 11 Dhjetor: PDSH 35 %, BDI 34.5%, BESA 7.5% , Aleanca për Shqiptarët 4.5%, Të papërcaktuar 12.5 %, Refuzon të përgjigjet 6%.
Cilin prej liderëve shqiptarë e shihni si Kryeministër apo zv/kryeministër pas zgjedhjeve të 11 Dhjetorit: Menduh Thaçi 60%, Ali Ahmeti 20 %, Ziadin Sela 8%, Bilall Kasami 5%, Asnjërin 7%.
Cila prej partive politike shqiptare ka platformë më të mirë në zgjedhjet e 11 Dhjetorit: PDSH 65%. BDI 17%, BESA 9%, Aleanca për Shqiptarët 4%, Asnjëra 5%
Cilën prej partive politike shqiptare mendoni se e mbështet bashkësia ndërkombëtare: PDSH 57%, BESA 15% , BDI 9%, Aleanca për Shqiptarët 1.5%, Asnjërën 17.5 %
Të anketuarit janë pyetur edhe për arsyet pozitive dhe negative që kanë ndikuar në përzgjedhjen e tyre: Si arsye negative për BDI-në përmenden: Papranueshmëria e kandidatëve për deputet, kjo në veçanti është e theksuar në njësinë zgjedhore numër 1 dhe 6; Fërkimet e brendshme, bojkoti i strukturave, Dështimet gjatë qeverisjes së deritanishme, Rastet e montuara si Monstra, Kumanova etj. Korrupsioni masiv i funksionarëve, Shkëputja nga baza, Mosrealizimi i premtimeve.
Si arsye negative për PDSH-në përmenden: Mungesa e marketingut, materialeve propagandistike, spotet televizive, programe të paguara politike. Si arsye pozitive për PDSH-në përmenden: Përkrahja e madhe e faktorit ndërkombëtarë që kohëve të fundit e merr PDSH-ja, Mesazhi i qartë, bindës dhe i drejtpërdrejtë, Platforma e theksuar ekonomike, Rritje e besueshmërisë në mundësinë e realizimin e platformës, Si arsye pozitive për BDI-në përmenden: Të qenit në pushtet dhe mundësia e realizimit të interesave personale.
No comments: