Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Pesha e fjalës së Zekerija Idrizit ka përfunduar në momentin kur ai kryen zina ne mes të xhamisë, kurse pesha e fjalës së Mulla Sulës ka përfunduar në momentin kur ky nisi t’i vjedhë edhe hastrat e xhamisë. Dhe, këta hajdutë e amoralë radhiten pas Ali Babës?

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Disa nga portalet e vendit publikuan një status personal të njëfarë “teologu”, të cilit sikur të mos ia botonin edhe fotografinë mbase do të kalonte pa vërejtur ! “Teologu” Zekrija Idrizi nga “biruca” tij në Perëndim nënvizon se më 11 dhjetor do të fitojë karizma e komandant Abazi. Që në start të replikimin duhet t’i bëhet e qartë Zekerija Idrizit që ai nuk është fare teolog dhe, komandant Abazi shquhet me një karizëm zero!
Zekerija Idrizi e di fort mirë se djalli, dreqi, shejtani, ishte engjëlli më i ditur dhe më i dashur tek Allahu Mëshirëplotë por, kur ky refuzoi që t’i përkulet dhe të veprojë sipas urdhërave të Tij, ai, shejtani pra, doli nga kolloseku dhe prandaj u mallkua përjetë. Së këndejmi, a mund t’i thuhet teolog një personi i cili luan bixhoz, i cili assesi nuk e heq kokën nga kofa plotë me raki dhe, i cili në mes të xhamisë, Shtëpisë së Zotit, bën zina! Ky, pra, Zekerija Idrizi, gjithçka mund të jetë, mbi të gjitha, edepsëz dhe, assesi teolog.
Si pasojë e këtyre veprimeve antiislame, shejtan Idrizit i ka rënë gjaku në kokë, ndryshe nuk do mendonte se komandant Abazi na qenka zëvndësues i denjë i kokës gjeniale të kombit tonë, Arbën Xhaferit. Po, radhitja mund të behet kështu: Arbën Xhaferi, pastaj nja dhjetë milion shqiptarë dhe, pastaj Zekerija Idrizi, Mulla Sula dhe Ali Ahmeti.
Kanë ngelur këta dy edepsëza ta përkrahin dinsëzin! Të vetmit “teologë” që publikisht e përkrahin Ali Ahmetin janë dy persona biografia e të cilëve është për ibret, është katastrofë, është për t’ia shkrepur plumb vetes nga turpi! Vetëm kur njeriu arrinë këtë gradë të shejtanizmit mund të vihet në përkrahje të mashtrusit, vrasësit, tradhëtarit, shitësit të interesave kombëtare, idhullit të policisë antishqiptare që e shoqërojnë gjithandej me hermelinë, pizgauere e me furgona spic me policë – Ali Ahmetit, alias komandant Abazit.
Solidarizimi në mes vete i edepsëzit dhe dinsëzit, është një akt që flet për vrapimin e tyre në krijimin e komunitetit të ngjashëm si ata, sepse përgjithmonë do të ngelin jasht sferave të vëmendjes së popullit. Hoxha pa xhemat është vetë mallkimi, vetë trishtimi, është ajka e monotonisë që të nxitë kah vetëvrasja, kah akti më ideal që mund ta ndërmarrë një edepsëz. Prandaj edhe ia dinë hallin Abaz-Ali Ahmetit dhe turren që t’i shpehin përkrahje.
Përkrahja e edepsëzave për dinsëzin, në fakt është një gudulisje e lehtë që e bën të qeshet edhe vetë shajtanin. Sido qoftë, krejt këtë muhabet po e përmbyllim me këtë fakt të pamohueshem: përkrahja e Zekerija Idrizit si dhe e Mulla Sulës nuk ka shqipar në botë që nuk e iriton, prandaj, nëse e doni komandant Abazin sa më larg tij, sepse do ta ngulni njeriun.
Pesha e fjalës së Zekerija Idrizit ka përfunduar në momentin e zinasë ne mes të xhamisë, kurse pesha e fjalës së Mulla Sulës ka përfunduar në momentin kur ky nisi t’i vjedhë edhe hastrat e xhamisë. Dhe, këta hajdutë e amoralë radhiten pas Ali Babës?
p.s.
Eh more Ali Ahmeti, dije, nuk ka mallkim më të madh se sa të të përkrahin edepsëzat. Të të përkahin “teoogët” e regjur me sifate të shejtanit, kjo do të thotë se tashmë të ka kapur mallkimi. Ishalla kalon sa më lehtë! Aha, po! Nesër n’Kumanovë! /Opinione/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top