Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Argjir Beqiri
Me të parë sallat e stërmbushura dhe duke ndëgjuar fjalimet “brilijante” të eksponentëve të partis Shqiptare në pushtet Bdi të len përshtypjen se standardi dhe mirëqenia e shqiptarëve te maqedonis rrjedhimisht mundet të “krahasohet”me ndonjë nga shtetet e BE-së, sllogani i tyre i parafushatës “Fillojmë” por edhe ai i fushatës “Bashkë Vendosim” nuk e kanë as përputhshmërinë më të vogël njëra me tjetrën kur kihet parasyshë qeverisja katastrofale dhe jollogaridhënëse tyre 15 vjecare.
Hyrja në garë e Bdi-së pas një sërr aferash korruptive dhe seks skandaleve, të dala këto nga audio incizimet e paligjshme që i publikoi opozita maqedonase, të gjitha këto deri para publikimit të video materialeve ishin si sekret publik, e që me publikimin e tyre në opinion ua nxorri të zezat në shesh me cka rejtingu i Bdi-së pësoi rrënie drastike. Pos kësaj mund të ceket edhe rasti i Kumanovës, rasti Monstra, vrajsa e komandant Shqiponjës, buxhetet diskriminuese për Shqiptaret për çdo vit etj.
Veç joseriozitetit në ofertën e tyre politike që prej disa mandateve nuk kanë arritur për ta realizuar, edhe keto zgjedhje Bdi garon me të njejtën ofertë, jemi dëshmitar se edhe kësaj gare Bdi i futet me figura joserioze të komprometuara, anonime dhe jomjaftueshëm të kualifikuara për të përfaqësuar vullnetin e popullit dhe për të bart funksione.
Veç liderit Ali Ahmeti i cili garron në njësinë e 6 zgjedhore, Ejup Alimit në të 2-tën, dhe Agim Shaqirit nga Labunishta e Strugës në 5-she, si bartës u gjind edhe Artan Grubi në njësinë e 1-rë zgjedhore. Ky i fundit do kisha thënë se kësaj rradhe është Kurban i Bdi-së jorastësisht i vendosur në njësinë e 1-rë zgjedhore ngase do të shfrytëzohet mundësia e eliminimit të tij politik nga klani i degës së Bdi-së në Çair, kur dihet fakti se si Artan Grubi u katapultua për të arritur deri tek Ali Ahmeti, ky është momenti ti mveshet humbja dhe me automatizëm të digjet politikisht!!
Përveç rënies drastike të rejtingut, kundërkandidatëve tejet të fortë siç janë: Idriz Orana nga Pdsh mjek serioz dhe njëherit këshilltar në këshillin e qytetit të Shkupit dhe me elektorat stabil, Zulfi Adilit-Qufës nga Aleanca për Shqiptarët komandant i UÇK-së njëherit edhe ish-deputet i Bdi-së nga kjo zonë,dhe lëvizjes Besa me bartës Zeqirija Ibrahimin si një intelektual i çmuar nga kjo zonë dhe me një organizim të fuqishëm struktural të lëvizjes Besa në këtë zonë, len të kuptohet se Bdi është në një krizë të thellë. Jorastësisht e ceka këtë ngase është treguesi më i mirë i krizës së thellë që kalon Bdi-ja në këtë zonë por jo vetëm!!
Kanë ngelur edhe pak orë deri tek dita e zgjedhjeve, ajo që kemi parë dhe që shohim është arsyeja më e fortë se kësaj garniture politike duhet ti tregohet rruga për në opozitë. Me vota, jo me gurë!!!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top