Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Pas deklaratave të Izet Mexhitit të BDI-së në një nga takimet me elektoratin se gjoja ai e paska bërë Çairin komunën më moderne në Shkup, i replikon intelektualja Valbona Reka duke thënë: ''Jo, ti Izet nuk e thua të vërtetën. Ti e bëre komunën e Çairit më të pazhvilluarën ndër komunat në Shkup dhe më gjërë. Ti i ke këto faje:
1. Banorët e lagjeve Seravë, Gazi Babë, Dizhon jetojnë në substandarde. Mungesë kanalizimi, rrugicave të asfaltuara, mungesë parkingjesh;
2. Lejove metastazimin e mafisë urbane dhe i lejove ata t'i uzurpojnë pjesët më të bukura e të gjelbëra në Çair;
3. Ti premtoje gasifikim, por asgjë nga ky premtim.
4. Me vite të tëra nuk e pastroje komunën nga deponitë e mëdha me mbeturina;
5. Nënshkrove marrëveshje me ne banorët të rrugës Resenska dhe nuk i plotësove premtimet. Ne nuk kemi shtypje të ujit duke filluar nga kati i pestë. Na i shkatërrove kushtet e jetesës. Para disa ditëve do të vriteshim për parking. Ti lejove të na i zaptojnë vend parkingjet;
6. Nuk e zbatove kërkesën për banesa sociale për familjet që e kanē nevojë urgjente dhe primare.
Nuk të duam të jesh zëri ynë!''

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top