Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

A KA FILLUAR ALI AHMETI TË KRIJOJË TEREN PËR ZGJEDHJE TË JOHAN TARÇULLOVSKIT, KRIMINELIT TË DËNUAR NGA TRIBUNALI I HAGËS PËR KRIME NDAJ SHQIPTARËVE, MINISTËR TË PUNËVE TË BRENDSHME. KËTO DYSHIME JANË KRIJUAR PAS PARAQITJES SË ALI AHMETIT NË LUBOTEN, KU NGA BANORËT E KËTIJ FSHATI KËRKOI TË HARROJNË ATË QË JU KA NDODHUR.
Burime partiake shqiptare në BDI thonë se kanë marrë vesh që Ahmeti dhe Gruevski veçmë kanë bë marrëveshje që Tarçullovski të jetë ministër i brendshëm, nëse VMRO dhe BDI formojnë qeverinë e ardhshme. Si kompensim, Gruevski i ka prmuar Ahmetit se do ta marrë në qeveri edhe nëse fiton vetëm 7 deputetë te shqiptarët. Burimet tona nuk dyshojnë aspak se ky informacion është i vërtetë. “Neve na dukej i pabesueshëm edhe informacioni se Ahmeti ka pranuar Stemën me Luan, mirëpo më pas ky propozim u bë edhe zyrtar”, thonë për Lajm burime nga BDI. Ata thonë se Ahmeti përdori “formën më të pistë” në Luboten për të krijuar teren për zgjedhjen eventuale të Tarçullovskit për Ministër të brendshëm, duke kërkuar që këtë ta bëjnë në emër të atyre që janë vrarë. “Në vend se Ahmeti të ju garantojë lubotenasve që për hir të banorëve të masakruar të këtij fshati asnjëherë nuk do të bëjë koalicion me Tarçullovskin, ai si duket po krijon teren për zgjedhjen e tij ministër të brendshëm”, thonë burimet tona, duke shtuar se marrëveshja e Ahmetit me Gruevskin parasheh kthim të Musa Xhaferit zv/kryeministër dhe Sasho Mijallkovit në postin e drejtorit të DSK-së. Nga BDI nuk përgjigjen thuajse asnjëherë në thirrjet e Gazetës Lajm për të dhënë deklarata, apo për të shprehur qëndrime ndaj ndonjë informacioni të caktuar. Nëse kësaj radhe vendosin të reagojnë, reagimin e e tyre do ta publikojmë të plotë. “Pasi nuk arriti të sjellë drejtësinë në vend dhe të dëmshpërblejë viktimat, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ju ka bërë thirje banorëve të Lubotenit t’ia falin masakrën e vitit 2001 kriminelit Johan Tarçullovski. Kulmi i ironisë u arit kur gjatë një tubimi të mbajtur në këtë fshat, Ahmeti kërkoi që lubotenasit të falin këto krime në emër të viktimave dhe dëshmorëve të këtij fshati. Ai tha se banorët e Lubotenit duhet të falin atë që ju ka ndodhur deri më tani, por duke mos shprehur as thënë as edhe një fjalë të vetme keqardhje për martirët dhe dëshmorët dhe duke mos ofruar asnjë zgjidhje ose dëmshpërblim për tragjeditë e këtij fshati”, ka shrkuar Gostivari24. Më poshtë ju sjellim edhe videon nga paraqitja e Ahmetit në Luboten.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top