LSDM-ja opozitare po mban një kongres të jashtëzakonshëm ku do të finalizoje listat e kandidatëve për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 11 dhjetor të këtij viti, transmeton TetovaSot.
Sipas burimeve partiake në LSDM, bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1 do të jetë Stevo Pendarovski,
Bartës liste në njësinë zgjedhore numër 2 do të jetë Oliver Spasovski,
Bartës liste në njësinë zgjedhore numër 3 do të jetë Lupco Nikolovski,
Bartës liste në njësinë zgjedhore numër 4 do të jetë Zoran Zaevi,
Bartës liste në njësinë zgjedhore numër 5 do të jetë Radmila Shekerinska,
Bartës liste në njësinë zgjedhore numër 6 do të jetë Petre Shilegov.
Në listat janë kontraktuar edhe pozicionet e larta fituese edhe për Renata Deskoska, Aleksandar Kiracovski, Damjan Mancevski, Stefan Bogoev si dhe për partnerët e koalicionit, Revolucionin e Larmë dhe intelektualët e pavarur.
Përndryshe para disa kohësh brenda LSDM-së përflitej varianti i kandidimit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në njësinë zgjedhore numër gjashtë. Si duket Zaevi është frikësuar që të përballet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi./TetovaSot/
No comments: