Analisti amerikan Daniel Serwer, në një shkrim analitik të publikuar ne peacefare.net, ka shkruar se Trump mund të marrë këshilla nga strategët e tij, kur është fjala për Ballkanin, për rindarjen e Ballkanit dhe pjesëve tjera të botës në vija etnike. Sipas Serwer, kjo mund të ndodhë nëse Trump është i gatshëm të pranojë një sferë të ndikimit rus në Ballkan.
Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e Serwer.
Çfarë të presim për Ballkanin?
Jo shumë, në fillim. Ka kaluar shumë kohë qëkur një president i Shteteve të Bashkuara e ka vënë Ballkanin si prioritet. Një rajon që në vitet 1990-ta ishte objekt i dy intervenimeve ushtarake të SHBA-së (në Bosnje dhe Kosovë) dhe vendosjes së trupave të NATO-s, tani ka rënë në listën e prioriteteve dhe nuk gjendet më lartë se një zëvendës ndihmë sekretar në Departament të Shtetit. Kjo s’është gjë e keqe: demokracia dhe shtet-ndërtimi në Ballkanin Perëndimor kanë qenë relativisht të suksesshme, me Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë tani anëtare të NATO-s dhe Malin e Zi në proces të anëtarësimit në të. Sllovenia dhe Kroacia po ashtu janë anëtare dhe të gjitha vendet e rajonin kanë marrë drejtimin e njëjtë, secila me ritmin e vet.
Por, procesi për ta bërë perëndimor Ballkanin Perëndimor ende nuk është kompletuar, bile është ngadalësuar së fundmi, dhe mund të cungohet e madje të kthehet prapa gjatë Administratës së Trumpit. Bosnja po vuan nga sulme ndaj legjitimitetit të kushtetutshmërisë së vet, që rrënjët i ka në akordet e paqes të Dayton nga viti 1995, nga presidenti i vendit kryesisht 49% autonom i njohur si “Republika Srpska”. Maqedonia ka ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme dhe refuzimit të Greqisë për t’ia njohur emrin.
Kosova filloi ekzistencën si shtet sovran pas tjerëve dhe njësoj vuan nga mosmarrëveshjet e brendshme dhe problemet e vazhdueshme për shkak të mosnjohjes nga Serbia.
Të gjitha vendet e Ballkanit po vuajnë nga një fuqi e butë e sulmit rus ndaj mediave dhe institucioneve të tyre.
Nëse presidenti i ri është i prirë për të pranuar një sferë të ndikimit rus në Ballkan, pasojat ndaj demokracisë kryesisht të re të rajonit mund të jenë dramatike. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO varet nga ratifikimi në Senatin Amerikan.
Për përparim në Bosnjë nevojitet veprimi i BE-së dhe SHBA-së si dyshe, për të promovuar reforma politike dhe ekonomike. Marrëdhëniet e përmirësuara midis Kosovës dhe Serbisë njëjtë varen nga veprimi i përbashkët i Brukselit dhe Uashingtonit, siç do të varet edhe rezoluta e problemeve të brendshme dhe jashtme të Maqedonisë. Zvogëlimi i këtyre përpjekjeve të vazhdueshme mund t’i zbehë ato deri në dështim. Por më e keqja pret.
Trumpi dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet e Amerikës dhe Rusinë dhe mund të joshet që t’i pranojë gjësendet e vlefshme për t’i përmirësuar ato. Nëse, për shembull, Trump e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia, vetëm kjo mund ta nisë një seri ndarjesh në baza etnike, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet tjera: Gjeorgji, Moldavi, Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni. Do të ishte vërtetë mrekulli nëse një zinxhir i tillë i ndarjeve do të ndodhte në mënyrë paqësore. Por, ka shumë më shumë mundësi se kjo do të çonte në jo stabilitet, spastrim etnik, ri shënjim të kufijve dhe luftë. Nacionalistët e bardhë si Steve Bannon, shefi afatgjatë i strategjive të Trumpit, padyshim se do t’i thoshin presidentit të ri se ndarjet etnike janë natyrale apo të pashmangshme dhe aspak një gjë e keqe në fund të fundit.
Ajo çfarë do të ndodhë në Ballkan është sulm ndaj rendit të pas luftës, i vendosur në fund të viteve 1990-ta, kur shumica e luftërave ballkanike përfunduan. Nuk ka qenë tamam rend demokratik-liberal, meqë identiteti etnik dhe grupet për të drejtat e njeriut mbesin një përmasë e rëndësishme e jetës së organizuar pulitke virtualisht çdokund në rajon. Por, ishte një rend i bazuar në aspiratat për anëtarësim në BE dhe për disa edhe në NATO, që përfshiu themelimin e gjyqësorëve të pavarur, relativisht medias së lirë, organeve legjislative përfaqësuese, dhe rezolutave paqësore të mosmarrëveshjeve. Çrregullimi i këtij rendi në favor të ndarjeve etnike dhe autokracive mendjengushta me pretendime territoriale do të ishte e rrezikshme: kjo është një pjesë e botës e përfshirë në dy luftëra botërore, përveç konflikteve të veta pas Luftës së Ftohtë që rrjedhën nga ndarja e ish Jugosllavisë.
Nuk pres prej Steve Bannon apo John Bolton që të brengosen për këtë, por shpresoj se republikanët më pragmatikë, si Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, Bob Corker, apo senatorja në largim i Neë Hampshire, Kelly Ayotte , që të dy thuhet se do të zënë vende në kabinet, do të kuptojnë luftërat e Ballkanit të viteve 1990-ta dhe paqja pasuese ishin një përpjekje e dy partive, me përkrahjen e udhëhequr po aq nga senatori republikan Dole sa kushdo tjetër. Ruajtja e kësaj trashëgime paqësore të dy partive dhe rritja e prosperitetit është e rëndësishme, edhe nëse rajoni nuk tërheq më vëmendje të nivelit të lartë.
Unë jam shumë mirënjohës për Dr Dawn Acuna, që më ktheu burrin tim që më la për një grua tjetër, atë moment burri im më la mendova se humba gjithçka derisa një shoku im më dha Dr Dawn Acuna, kontaktin WhatsApp, i dërgova mesazh dhe i tha asaj dhimbjen që po kaloja, kështu që ajo më tha se gjithçka do të ishte mirë që nëse unë kam besim dhe besoj në të se magjia me siguri do të funksionojë për mua dhe burri im me siguri do të kthehet në shtëpi dhe ajo më tha se çfarë për të bërë, kështu që ato gjëra u kryen dhe 48 orë më vonë burri im u kthye në shtëpi duke u lutur për faljen time, jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për Dr Dawn Acuna, nëse keni nevojë për ndihmën e saj kontaktoni atë, ajo është e saktë dhe e sinqertë,
ReplyDelete* Nëse doni magji për të ngjizur.
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
* Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje
* Nëse keni nevojë për magji për të marrë një punë të mirë. *Nëse dëshironi të ndaloni abortin. Dhe E.T.C. shkruani asaj në email { dawnacuna314@gmail.com }
WhatsApp: +2348032246310
Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund t'i shërojnë. Kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( dawnacuna314@gmail.com )
ReplyDeleteWhatsapp:+2349046229159/
+3550685677099