Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Shkruan : Adelina Marku
Disa gjykime personale per brokeret shqiptare por edhe maqedonas per konceptin qytetar qe do shterngoheshka me automatizem pas zgjedhjeve te dhjetorit, ose, mbi mashtrimin e madh te rradhes:
Ashtu sich doli te jete volunterizem politik pseudokoncepti politik qe u imponua ne 2007 se vetem fituesi hyn ne kualicion me fituesin ( vetem kujtohuni se kush e promovonte kete ide nga analistet, eshte e thjeshte te kujtoni ata brokere te ketij pseudokoncepti qe deshtoi rrende), ashtu sich doli te jete i sakte konstatimi se Mareveshja Kornize e Ohrit nuk solli ndryshime rrenjesore ne Mk e se u nenshkrua per te rrehatuar paqen ne shtet por jo qe te beje ndryshimin rrenjesor, me lejoni por me duhet te them se vollunterizmi i analisteve e gazetareve shqiptare e maqedonas ne dhenien konstatime ngarrendese se deshtimi i partive politike shqiptare ne Maqedoni i hap shteg konceptit qytetar qe promovon LSDM permes kychjes te disa shqiptareve neper lista zgjedhore eshte vertet gjykim i varfer, i pashembullt ne konstatim kuturu, vollunteresk, i korruptuar padyshim, i demshem dhe i gabuar e per me shume i ben dem vete partise LSDM. Gjykimi im thote se koncepti qytetar gjithmone ka qene rezultat i vullnetit te forte politik qytetar , njihet si lidership qytetar (SHBA psh), por koncepti qytetar nuk mund te etablohet kurre si rrezultat i hidherimit te votuesit, ose kurre nuk mund te jete rezulat hidherimi nje koncept qytetar! Hidherimi i votuesit sot , nuk duhet promovuar si adut juridiko -sistemor, sepse hidherimi eshte vetem emocion ndersa Kushtetua nuk eshte emocion! Ky do ishte mashtrim i madh i rradhes per Maqedonisne! Kam frike se LSDM sot vetemashtrohet duke dashur te beje nje projektim pozitiv te vizionit per shoqerine, por cka thote realiteti? Kam frike se edhe kjo tendence do mare permasat e nje populizmi , por tani te fshehur ne petkun qytetar , si zevendesim te petkut nacionalist te VMRO-se! E kjo, nuk duhet t’i ndodhe me kesaj partie , por asnjeres madje! Koncepti qytetar nuk mund te vije si rezultat hidherimi e revolti , ashtu sich erdhi Mareveshja Kornize e Ohrit , pra si produkt hidherimi e prandaj nuk u mbeshtet kurre sinqerisht nga ”qytetaria” e as nga elitat politike etnike! Koncepti qytetar nuk eshte etabluar as ne BE , e nuk do etablohet kurre, sepse natyrshmerine kulturore e gjeografike e ka bere Zoti e jo politika e njeriu! Vetem kur te shikohen kulturat e ndryshme si legjitime ( e ky kendveshtrim ne Mk eshte vertet shume larg ende!), do te jete i mundshem multikulturalizmi , i njohur ketu si koncept qytetar. Pra, qe te mbeshtes tezen time , fillimisht duhet te hapim debatin se : nese trumpetohet koncepti qytetar , cka do te ndodh me Mareveshjen Kornize te Ohrit dhe 20%? Cka do te ndodhe me Badinterin , me te drejten e vetos se jo-shumices ne Parlament? Nese trumpetohet koncepti qytetar, sa i natyrshem eshte ai per kete nenqiell? Mua nuk me duket i natyrshem , separi gjeografikisht e se dyti kulturalisht! Qofsha e gabuar! Gjeografia dhe diferencat kulturore i kane dhene nje praktike te natyrshme jetes se shoqerise ketu ne Mk dhe jodoemosdoshmerisht shpetimi duhet pare ne ekskluzivitetin e konceptit (te larget) qytetar, kur teoria e praktika politike jep opcione ne baze se natyrshmerise qe permban shoqeria! Koncepti qytetar eshte me i thjeshti ne dukje , me i kapshmi, por ju lutem sa qytetare e cilen gjenerate e kemi pergatitur derimetani mbi lekcionet e qytetarise? Prandaj, sidomos ju analiste shqiptare qe prognozoni aq me lehtesi ikjen e votes etnike shqipatre tek tabori tjeter, separi merni fryme , numeroni deri me dhjet dhe hmmm, rregulli i arte : kurre mos i besoni instinktit te pare! Bej parashikime realiste , jo emocioanle!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top