Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Premten në komunën e Bërvenicës vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë. Takimi qendror u mbajt në fshatin Çellopek.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se shqiptarët si asnjëherë më parë janë në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe politike, dhe për këtë fajësoi politikën e mbrapsht të BDI-së, të cilët të kapur në krim e korrupsion legjitimuan plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve, duke i lënë ata pa asnjë perspektivë.
Diskriminimi sipas Thaçit buron prej te buxheti i shtetit i cili nuk ndahet në mënyrë të barabartë për shqiptarët dhe kjo do të arrihet atëherë kur zv/kryeministri shqiptar të ketë të drejtën e vetos, në mënyrë që paratë e shtetit të ndahen barabartë edhe për zhvillimin e vendbanimeve ku jetojnë shqiptarët.
Ai tha se tani e tutje duhet të instalohet praktika që lideri i partisë shqiptare të marr përgjegjësinë dhe të pozicionohet në pozitën e zv/kryeministrit, në mënyrë që nga afër të shoh në sy liderin e partisë maqedonase./Ditari.mk/
No comments: